Aktualitet

Shiste doza heroine nëpër Tiranë, arrestohet 32-vjeçari, u kap me xhepat plot me drogë

16 Janar 2020, 12:27 Nga DOSJA
Shiste doza heroine nëpër Tiranë, arrestohet 32-vjeçari, u

Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar me iniciale M.Z pasi shiste heroinë në Tiranë, tek sheshi “Willson”, në rrugët “Grigor Heba” dhe “Margarita Tutulani”. Gjatë momentit  të arrestimit Policia i ka gjetur disa doza heroine.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni “SUPPLIER”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve vë në pranga një shpërndarës të drogave të forta, kryesisht heroinë.

Sekuestrohen dhjetëra doza heroinë, peshore elektronike, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, telefona celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, bazuar dhe mbi informacionet e marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “SUPPLIER”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. Z., 32 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasi M. Z. merrej me shitjen e lendes narkotike të llojit heroinë, në zonën e sheshit Willson”, në rrugët “Grigor Heba” dhe “Margarita Tutulani”.

Sipas informacioneve, ky shtetas mbante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë, në banesën e tij. Bazuar mbi këto informacione është organizuar dhe finalizuar operacioni për goditjen e veprimtarisë se kundërligjshme të shtetasit M. Z. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit M. Z. i janë gjetur në xhepin e xhupit disa doza me lëndë narkotike, e llojit heroinë. Gjatë kontrollit të kryer shtetasit K. T. i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë. Në vijim është kryer kontroll në banesën e shtetasit M. Z., në rrugën “Gregor Heba”, Tiranë dhe si rezultat janë gjetur dhjetëra doza me heroinë, me peshë totale 44.5 gr., një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shtija e lëndë narkotike, aparate celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kapet trafikanti 32-vjeçar në tiranë kapet trafikanti 32-vjeçar në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2020, 12:15

TIRANE– Ermir Shpata, drejtori i Burgut të Peqinit, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë, dy ditë më parë për shkelje të detyrës, pas publikimit në media të p...