Aktualitet

Bën sikur pëson infarkt që të mos i hiqnin patentën, skena që ‘fundosi’ shqiptarin në Itali, gjoba e majme q

16 Janar 2020, 15:12 Nga DOSJA
Bën sikur pëson infarkt që të mos i hiqnin patentën,

ITALI- Një shqiptari i është dashur të luajë teatër në rrugë, gjasme po pësonte infarkt në zemër, por as kjo nuk e ka shpëtuar nga heqja e patentës, pasi ishte ndaluar nga policia rrugore e Sienës.

46-vjeçar shqiptar , i cili kishte edhe një bashkatdhetar në makinë, u vu re nga patrulla e policisë teksa po ecte me shpejtësi të madhe, moment ky që bëri policët t’i viheshin në ndjekje të tij e ta ndalonin. Ai  u përpoq t’ia hidhte me një gjest teatral në momentin kur policët i kërkuan dokumentet, duke thënë se kishte therje në gjoks, sikur po pësonte infarkt.

Policët morën të mirëqenë pretendimin, thirrën menjëherë mjekun e urgjencës, i cili pasi e vizitoi përjashtoi që personi në fjalë të kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Më pas, matësi i alkoolit e nxori krejt zbuluar, duke regjistruar nivel më të lartë nga i lejuari. Policia e denoncoi për drejtim mjeti në gjendje të dehur, alarm fals e rezistencë, duke i hequr patentën, 15 pikë dhe 1000 euro gjobë për tejkalim shpejtësie.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali shoferi shqiptar itali shoferi shqiptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2020, 12:15

TIRANE– Ermir Shpata, drejtori i Burgut të Peqinit, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë, dy ditë më parë për shkelje të detyrës, pas publikimit në media të p...