Politike

Konsensusi për ‘Zgjedhoren’, SHBA e BE: Të vijojë bashkëpunimi. Rama: Rikthim i arsyeshëm i opozitës

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.
Featured image of article: Konsensusi për ‘Zgjedhoren’, SHBA e BE: Të vijojë bashkëpunimi. Rama: Rikthim i arsyeshëm i opozitës Tryeza e mbledhur sot

TIRANË- Opozita jashtë parlamentare është ulur sot në tryezën e dialogut me maxhorancën dhe opozitën parlamentare, duke hedhur kështu hapin e parë drejt bashkëpunimit për finalizimin e Reformës Zgjedhore. Pas një mbledhje me aleatët, Lulzim Basha komunikoi vendimin me median dhe tha se Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë të mandatuarit e opozitës për të dialoguar me maxhorancën për Reformën.

Pa humbur kohë, Vasili dhe Bylykashi u shfaqën të qeshur në tryezë me Damian Gjinkurin, të clin e kanë akuzuar për krime elektorale dhe ishin shprehur se nuk do uleshin kurrë me të, dhe Rudina Hajdarin, e cila është bashkë-kryetare e Komisionit të Posaçëm dhe përfaqëson opozitën parlamentare. Në më pak se një orë u arrit konsensusi dhe palët dolën me një deklaratë të përbashkët dhe ishin të gjithë të kënaqur.

Pas arritjes së konsensusit të shumta kanë qenë reagimet, që kanë përshendëtur uljen në tryezë të opozitës dhe kanë iknurajuar vijimin e dialogut. Vet protagonistët e takimit u shprehën se u arrit ajo që ishte kërkuar gjatë gjithë kohës: miratimi me konsensus i Reformës Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama, në një reagim shkruajti se opozota u kthye në rrëgën e arsyes, ndërsa Astrit Patozi ka ironizuar PD-në dhe aleatët e saj, që kishin kërkuar më herët largimin e Kryeministrit e mandej do vinte dhe ulja në dialog. Nga ana tjetër SHBA, BE dhe OSBE kanë përshëdnetur tryezën e sotme dhe kanë kërkuar që në këtë rrugë të vijohet deri në një marrëveshje të plotë dhe të miratimit të Reformës Zgjedhore. Një reagim ka ardhur dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe nga Rudina Hajdari.

(A.B. Dosja.al)

  • 22:25

    “Kaush gështenjash”/ Dash Shehi për Zgjedhoren: Duhen zgjedhje të parakohshme përpara verës

    Dashamir Shehi

    Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi ka komentuar tryezën e dialogut mes palëve politike. I ftuar në ‘Tempora’ në RTV Ora, Shehi tha se tryeza me qeverinë për reformën zgjedhore është një hap i vogël, por i rëndësishëm.

    Gjatë bisedës në studio, Shehi shtoi se kompromisi i arritur nuk duhet të anatemohet. Ndër të tjera, ai u shpreh se zgjedhjet të parakohshme duhet të mbahen para verës.

    Dashamir Shehi: Ky është një hap i parë, i vogël, por i rëndësishëm. Sot kemi një letër procedure.

    Sonila Meço: Edi Rama e ka kërkuar me kohë, çfarë humbën dhe çfarë kërkuam

    Dashamir Shehi: Shqiptarët kanë humbur kohën. Unë kam menduar që procedurat do të ecnin më shpejt. Nëse kjo i mbetet vetëm tavolinave kjo nuk lëviz. Këtë punë nëpër botë e lëviz piaca. Kemi mbërritur në një kompromis, është e kot ti vëmë emra. Unë do të isha për këtë që askush mos e anatemojë këtë kompromisin për këtë punë që filloi. Substanca që ta mbushim këtë reformë të jetë serioze. Unë kam thënë një batutë. “po e lamë bosh, kjo është një kaush gështenjash. Po i futëm gështenja atëherë po”. Kemi një kohë të shkurtër. Kemi rënë dakord në princip që po nuk u rregullua çështja e vjedhjes së votave nuk kanë rëndësi të tjerat. Linja ime është kjo: Në do kapërdinim çdo kompromisi në shkëmbim të një palë zgjedhjeve që do bëheshin këtë pranverë. Zgjedhjet që bëhen në janar të vitit tjetër nuk janë të parakohshme. Atëherë shkojnë në mënyrë logjikë ne 2021.

    Sonila Meço: Është një parantezë për zgjedhje të parakohshme

    Dashamir Shehi: Unë do të thoja një gjysmë detyrimi. Ditën që ne shkojmë qetë qetë në zgjedhjet e 2021 unë gjykoj që në mënyrë të detyrueshme duhet ndryshuar sistemi.

  • 18:21

    Reforma për Zgjedhoren/ Balla zotohet: S’ka patur kulisa, PD-ja ndryshoi 180 gradë.

    Taulant Balla

    Sot doli ‘tym i bardhë’ në Pallatin e Kongreseve. Palët politike pas rreth 1 viti debatesh e konfliktesh ranë dakord që ta bëjnë sëbashku reformën zgjedhore. Por si u arrit të uleshin në tryezë përpaqësuesit e opozitës me “të akuzuarin” Gjiknuri, vetëm një ditë pasi gjykata pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës?!

    Kjo është pyetja që shtrohet gjerësisht në media, dhe për këtë u pyet numri II i PS-së Taulant Balla, i ftuar pasditen e sotme në studion e “Abc Neës”.

    Balla tha se kthesën e ka bërë PD-ja, madje e quajti “ndryshim 180 gradë”. Ai mohoi të ketë patur “deal” (marrëveshje të fshehtë) mes palëve para se të organizohej tryeza. Ai u zotua në studion e Abc-së, duke u shprehur: “Nëse do të kishte kulisa unë s’do merresha më me këtë profesion”.

    I pyetur nga gazetari Endri Xhafo, nëse reforma zgjedhore do të votohet nga ky parlament, Balla tha prerazi: Po!

    “Reforma zgjedhore është bërë gjithmonë me konsensus të partive politike, edhe opozita parlamentare është pjesë e këtij diskutimi. Duhen 84 vota për ta miratuar reformën. Procedura parlamentare e involvon kimisionin e reformës që ta kalojë fillimisht draftin e dakordësuar e më pas votimi në parlament. Pra do votohet nga ky parlament që kemi nga mazhoranca dhe besoj edhe nga opozita parlamentare. ndërsa opozita parlamentare besoj do ta ketë rikhimin në kuvend, përmes procesit të zgjedhjeve në 2021”, u shpreh ai.

    Xhafo: Flitet për prapaskena, apo marrëveshje të fshehta sepse tryeza vjen një ditë pasi gjykata pushoi çështjen e lobimit?

    Balla: Nuk është aspak e vertete kjo që mund të jetë një marrëveshje, apo lëshim. Unë jam sekretari i përgjithshëm dhe kreu i grupit të PS, kam qenë personi që kam ngritur kallëzimin penal për këtë çështje. Sa i përket çështjes së lobimit, mund të them se ende sistemi i drejtësisë ka prokurorë dhe gjyqtarë të cilët nuk e kanë kaluar testin e vettingut.

    “PD nuk ka deklaruar shpenzimet dhe sot pas dy vitesh hetime dhe 2 orëve vendim e verteta nuk ka dalë. Pse nuk u lejua nga gjykata që të vinte të dëshmonte Nikolas Muzin? Nga kush janë paguar mbi 600 mijë USD për lobimin e PD-së në SHBA?”

    Sipas tij, anëtarë të KÇK-së i dhanë pafajësinë Lulzim Bashës.

    I pyetur nga Endri Xhafo nëse ka patur presion nga ndërkombëtarët për tu ulur në tryezë, ai tha se “qendrimet e SHBA dhe BE kanë qenë publike për të nxitur këtë lloj dialogu. Nuk është sekret”.

    Më tej, Balla shtoi se: “opozita joparlamentare ka reflektuar për gabimet e 2019 duke kuptuar se në demokraci funksionale pa u ulur në tryezë nuk ka zgjidhje”.

    Xhafo: Si do funksionojë puna e komisionit dhe tryezës 4-she?

    Balla: Në ligjin zgjedhor do të reflektohen të gjitha sugjerimet e bëra nga OSBE/ODIHR për tre palë zgjedhjet e fundit, por edhe rekomandimet e Bundestagut. PD-ja i është kthuer rrugës së arsyes, ndërsa ne s’kemi ndryshuar qendrim. Kemi një rishikim, ndryshim në 180 gradë, në qasjen e opozitës ndaj institucioneve shtetërore, kushtetuese.

    Të gjithë aktorët e rëndësishsëm vendimmarrës, mazhoranca, opozita parlamentare dhe joparlamentare kanë krijuar një mekanizëm që përmbledh këndvështrimit e palëve.

    Për ta shpjeguar më qartë për qytetarët, kodi zgjedhor do të bëhet sipas modeleve europiane. Do të kemi administratë zgjedhore të depolizituar, që do të merren nga shërbimi civil dhe do të bëhen administrator zgjedhor. Sigurisht do të forcohet ligji dhe do të ketë penalitete të ashpra për shkelësit e ligjit. Pra sunojmë të shkojmë drejt një modeli të pakontestuar zgjedhor. Ai theksoi se këto ndryshime duhet të miratohen deri më 15 Mars të këtij viti, sipas rekomandimit të OSBE/ODIHR.

    Xhafo: Numërimi do të bëhet pranë KZAZ-ve?

    Balla: Këto janë detaje teknike që do vendosen rrugës, por besoj se do ruhet modeli që kemi për 90 KZAZ në vend.

  • 18:01

    Zgjedhorja/ Rudina Hajdari kërkon kohë për konsultim me deputetët: Parimisht dakord, por duhet të ketë një qartësi më të madhe

    Rudina Hajdari

    Deputetja Rudina Hajdari, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes palëve politike. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Hajdari shkruan se në parim është dakord me përmbajtjen e marrëveshjes së arritur, por se ka kërkuar një qartësi më të madhe ‘sa i përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor’. Hajdari thotë se i duhet kohë, në mënyrë që konsultohet edhe me kolegët e tjerë në Parlament.

    REAGIMI I PLOTË I RUDINA HAJDARIT:

    Parimisht isha dakord me përmbajtjen e dokumentit të dakodësuar, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar. Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa i përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sic dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Gjithashtu, duke qenë se u njoha SOT me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë. Si përfundim, ajo cka është më e rëndësishme është fakti që takimi I zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore.

  • 17:37

    Pakti për Reformën Zgjedhore/ Kryemadhi: Integrimi Evropian i Shqipërisë s’mund të sakrifikohet. Maxhoranca të heqë dorë nga bllokimi i GJK

    Monika Kryemadhi

    Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas arritjes së konsensusit ditën e sotme mes palëve politike. Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet  se integrimi Evropian i Shqipërisë nuk mund të sakrifikohet për asnjë arsye, ndërsa shton se pa humbur kohë duhet miratuar një reformë zgjedhore “që u mundëson shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur të lirë”. Kryemadhi i bën thirrje maxhorancës që të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

    REAGIMI I PLOTË I MONIKA KRYEMADHIT:

    Integrimi Evropian i Shqipërisë nuk mund të sakrifikohet për asnjë arsye. Gjithëpërfshirja dhe dialogu politik janë të vetmet rrugë me të cilat mund të realizojmë reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj pa humbur kohë të miratojmë një reformë zgjedhore që u mundëson qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur të lirë, pa presionin e bandave, intimidimin me vendin e punës dhe nën kërcënimin e levave të pushtetit. Opozita sot mori përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për të bërë të mundur hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet e saja në integrimin evropian të vendit.

    Nga sot, pas dakordësisë së opozitës në unison, për të përmbyllur me konsesus dhe nën prezencën e faktorit ndërkombëtar Reformën Zgjedhore, i duhet Qeverisë dhe maxhorancës të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman. Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës pa keqpërdorur mekanizmat e saja qorre në KED apo në Parlament. Nga sot është përgjigjësia e kësaj maxhorance të bëhet gati për implementimin e Reformës zgjedhore që do të miratohet me konsesus.

    Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance që të plotësojë kushtin e vënies para drejtësisë së vjedhësëve të votave, dosja 184 dhe 339. Nga sot është përgjegjësi e maxhorancës të japë shembuj për luftën ndaj korrupsionit të saj. Dhjetra dosje të korrupsionit qeveritar janë në sirtaret e Prokurorisë. Sot opozita, me marrjen e përgjegjësisë për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria është e para! E ardhmja evropiane e saj është e para!

  • 16:00

    Zgjedhorja/ OSBE dhe Britania mirëpresin marrëveshjen politike: Hap i rëndësishëm, do të përfitojnë edhe qytetarët shqiptarë

    OSBE ka mirëpritur marrëveshjen e sotme politike për Reformën Zgjedhore. Përmes një postimi në Twitter, OSBE e konsideron tryezën, si një hap të rëndësishëm drejt një reforme Zgjedhore. Më tej në faqen zyrtare të OSBE shkruhet: Prezenca është e gatshme të kontribuojë më tej në procesin e reformës zgjedhore sipas mandatit të saj.

    OSBE

     “Prania e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. Ne e konsiderojmë atë një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme zgjedhore të plotë dhe në kohë që do të adresojë të gjitha rekomandimet e pazgjidhura të OSBE / ODIHR për përfitimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të kontribuojë më tej në procesin e reformës zgjedhore sipas mandatit të saj”, shkruhet në njoftim.

    Po ashtu, ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman ka reaguar pas uljes në tryezë të partive politike sot për reformën zgjedhore.

    “E mirëpresim marrëveshjen ndër-partiake të sotme për të ndjekur reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.  Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike”, shkruan ai në twitter.
  • 15:47

    Patozi ironizon tryezën e dialogut: Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Ramës

    Kryetari i i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar, lidhur me tryezën që uli në dialog palët për reformën zgjedhore. Në një postim në “Facebook”, Patozi shkruan se përshëndet dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shton se nga sot gjithçka është e mundur.

    Edi Rama dhe Astrit Patozi

    Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…” -shkruan Patozi.

  • 15:38

    SHBA: Shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë bashkëpunimi

    Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar pas takimit të opozitës me mazhorancën në një tryezë për Reformën Zgjedhore. Në një reagim zyrtar, ambasada shkruan se përshëndesin këtë takim dhe shtojnë se është shumë i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODHIR-it.

    Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare.

    Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, reagon Ambasada e SHBA.

  • 15:29

    Soreca përshëndet marrëveshjen për Zgjedhoren: Arritje për stabilitetin e Shqipërisë

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur uljen e palëve politike në tryezë, për të gjetur zgjidhje, në lidhje  me Reformën Zgjedhore. Në një postim në “Twitter”, kreu i diplomacisë evropiane thekson se marrëveshja e sotme politike është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri, por edhe për rrugën drejt integrimit në BE.

    Luigi Soreca

    “Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

    Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë, që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të së ardhmes së tyre evropiane”, shkruan ambasadori Soreca.

  • 15:09

    Rama: Rikthim i arsyeshëm i opozitës në tryezën e dialogut

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për marrëveshjen e firmosur ditën e sotme mes palëve për reformën zgjedhore. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shprehet se përgëzon rikthimin e opozitës në tryezën e dialogut.

    Petrit Vasili dhe Damian Gjiknuri

    “Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, shkruan Rama.

  • 14:58

    Topalli thumbon opozitën për Zgjedhoren: Pasi pushoi ‘çështjen gjykata’, rikthehen në krahët e njëri-tjetrit

    Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka thumbuar kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe kreun e qeverisë, se po rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit.

    Jozefina Topalli

    Në një postim në Facebook, Topalli shprehet se pasi gjykata pushoi çështjen ndaj Bashës, ata u kthyen përsëri te njëri-tjetri. “Ja keshtuuu… pasi pushoi “çështjen gjykata”.. rikthehen përsëri ne krahët e njeri-tjetri”, shkruan Topalli.

Shto Koment