Aktualitet

Ishte dënuar me 20 vite burgim për atentatin me snajper në burgun e Vaqarrit, Apeli liron Ergys Kolaverin

16 Janar 2020, 14:12 Nga DOSJA
Ishte dënuar me 20 vite burgim për atentatin me snajper në burgun

TIRANË- Ergys Kolaveri, i dënuar me 20 vite burg për atentatin e mbetur në tentativë në burgun e Vaqarrit është liruar nga qelia. Ka qenë Gjykata e Apelit në Tiranë, ajo që ka ‘falur’ dënimin e Kolaverit dhe tashmë ai do të gjykohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 

Gjykata e Krimeve të Rënda në shkallën e parë e kishte dënuar Kolaverin me 20 vite burgim dhe pse Prokuroria kishte kërkuar 30 vite. Kolaveri prej 4 vitesh qëndronte në burg për atentatin e dështuar me snajper në burgun e Vaqarrit në vitin 2016.

Kolaveri në 30 qershor të vitit 2016 qëlloi me snajper një të burgosur në burgun e Vaqarrit, duke e lënë të plagosur. Sipas Prokurorisë, Kolaveri akuzohej për ‘vrasje për gjakmarrje’, të mbetur në tentativë, ‘plagosje të rëndë me dashje’ dhe ‘mbajtje pa leje të armëve luftarake’. Atentati i Kolaverit dështoi, pasi plumbi i nisur në drejtim të burgut të Vaqarrit plagosi në këmbë të paraburgosurin Lili Dule. Por Lule nuk ishte shënjestra e këtij atentati, pasi Kolaveri donte të vriste Gazmir Dacin, i cili ishte i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij.

 Gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri nuk ka pranuar kurë fajin dhe ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen.  Nuk dihet ende arsyetimi i Gjykatës së Apelit në Tiranë, pasi vendimi ende nuk është zbardhur i plotë.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ergys kolaveri gazmir daci gjykata e apelit tirane lirohet ergys kolaveri ergys kolaveri gazmir daci gjykata e apelit tirane lirohet ergys kolaveri

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2020, 12:15

TIRANE– Ermir Shpata, drejtori i Burgut të Peqinit, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë, dy ditë më parë për shkelje të detyrës, pas publikimit në media të p...