Sport

Pas pafajësisë në apel, çështja e Dani Alves do të shkojë në Gjykatën e Lartë!

Prokuroria e Barcelonës gati ta apelojë çështjen e Dani Alves në Gjykatën e Lartë spanjole pas përmbysjes së dënimit në apel

6 Prill 2025, 09:30 Nga DOSJA

Pas pafajësisë në apel, çështja e Dani Alves do

SPANJE - Çështja Dani Alves nuk është mbyllur ende. Siç raporton Sportmediaset, prokuroria e Barcelonës ka vendosur ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë spanjole, kundër lirimit të ish-lojtarit të Barcelonës, PSG-së dhe Juves, i cili u lirua nga akuzat pak ditë më parë.

Ish-mbrojtësi brazilian ishte akuzuar për sulm seksual nga një grua e re për një episod që ndodhi më 31 dhjetor 2022 në një klub nate në Barcelonë.

Në shkallë të parë, Alves u dënua në shkurt 2024 me katër vjet e gjysmë burg, por iu dha lirimi me kusht, pasi pagoi një garanci prej një milion eurosh. Megjithatë, Gjykata Katalanase e Drejtësisë e rrëzoi vendimin, duke e konsideruar dëshminë e paditësit të pabesueshme.

Tani, fjala e fundit i takon autoritetit më të lartë gjyqësor të Spanjës, i cili do të duhet të vendosë nëse do të konfirmojë lirimin ose do të rivendosë dënimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll