Sport

Michael Schumacher bëhet gjysh, njofton vajza e tij Gina...

“Welcome Millie” shkruan Gina Schumacher, vajza e ish-pilotit të Ferrarit

6 Prill 2025, 08:30 Nga DOSJA

Michael Schumacher bëhet gjysh, njofton vajza e tij Gina...

ZVICER - Ish-kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili u plagos rëndë në një aksident me ski në vitin 2013, është bërë gjysh.

Vajza Gina u bë nënë për herë të parë pak ditë më parë. Lajmin e mirë Gina e ka bërë të ditur në kanalin e saj në Instagram, ku ka postuar një foto dhe emrin e vogëlushes: Millie.

"Mirë se erdhe në botë, Millie. E lindur më 29 mars, zemrat tona janë më të mbushura se kurrë. Jemi shumë të lumtur që të kemi në jetën tonë", ka shkruar vajza e ish-pilotit të Ferrarit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gina Schumacher (@gina_schumacher)

Babai i fëmijës është bashkëshorti i Ginas, ish-kalorës i kërcimit me kalë dhe sipërmarrës në botën e kërcimeve me kuaj, Iain Bethke.

Të dy u martuan në Majorka në shtator 2024 dhe jetojnë shumicën e vitit në Schumacher Ranch në Shtetet e Bashkuara. Sipas Bild, Millie e vogël ka lindur në Zvicër, në vendin e origjinës së Gina Schumacher.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll