Sport

Benzema shpëton Al Ittihad. Kampionati në Arabi nuk është mbyllur ende...

Al Hilal mbetet ende 5 pikë larg rivalëve, kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje deri në fund të kampionatit.

6 Prill 2025, 08:00 Nga DOSJA

Benzema shpëton Al Ittihad. Kampionati në Arabi nuk është

ARABIA SAUDITE - Al Ittihad i Laurent Blanc u mbajt në barazim 2-2 nga Al Ahli, skuadër ku luan ish-mesfushori i Milanit, Frank Kessie.

Karim Benzema më në fund i dha një pikë skuadrës së tij që ende nuk e ka mbyllur “problemet” për titullin në Ligën Pro Saudite, duke qenë se me këtë rezultat Al Hilal mbetet ende 5 pikë larg rivalëve, kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Ndaj distanca mbetet e konsiderueshme, edhe pse kryesuesit nuk përfituan plotësisht nga gabimi i të dytit në tabelë, i cili humbi 3-1 një ditë më parë ndaj Al Nassr.

Ibanez e çau ngërçin në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 51-të, Moussa Diaby barazoi në minutën e 74-të, një epërsi e re për vendasit me ish-lojtarin e Brentfordit, Ivan Toney, por në kohën shtesë, Karim Benzema shënoi 2-2 në minutën e 94-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll