Sport

Jose Mourinho nuk shpëton, ja sa dënohet për gjestin ndaj trajnerit të Galatasaray-t...

Fenerbahçe ka vendosur të apelojë vendimin, duke kundërshtuar ashpërsinë e masave disiplinore…

6 Prill 2025, 09:00 Nga DOSJA

Jose Mourinho nuk shpëton, ja sa dënohet për gjestin ndaj

TURQI - José Mourinho është kthyer në lajme, por edhe këtë herë jo për arsye taktike. Gjatë çerekfinales së Kupës së Turqisë mes Galatasaray-t dhe Fenerbahçes, ka ndodhur një përleshje e dhunshme mes skuadrave.

Ish-trajneri i Interit, portugezi Jose Mourinho, i njohur për karakterin e tij kontrovers, ishte protagonist i një gjesti të bujshëm: i shtrëngoi hundën Okan Buruk, trajnerit të Galatasaray. Ky gjest u përhap shpejt në internet, duke shkaktuar reagime ironike dhe kritika të ashpra.

Në përgjigje të incidentit, këshilli disiplinor i futbollit turk sanksionoi tetë anëtarë të asaj ndeshjeje: dy nga Galatasaray dhe gjashtë nga Fenerbahçe, duke përfshirë edhe Mourinhon, i cili do të duhet të vuajë një dënim me tre ndeshje.

Fenerbahçe, megjithatë, tashmë ka vendosur të apelojë vendimin, duke kundërshtuar ashpërsinë e masave disiplinore. Mourinho, besnik i stilit të tij, mbetet në qendër të vëmendjes me sjelljen e tij përçarëse dhe spektakolare, ndërsa Fenerbahçe do të përballet një pjesë vendimtare të sezonit pa të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll