Sport

VIDEO/ Interi ‘arratiset’ me Darmian dhe Thuram, por Parma barazon, Napoli buzëqesh

Darmian dhe Thuram shënojnë për Interin, më pas Bernabé dhe Ondrejka barazojnë në pjesën e dytë brenda 9 minutave. Napoli mund të shkojë në -1

5 Prill 2025, 21:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Interi ‘arratiset’ me Darmian dhe Thuram, por Parma barazon,

ITALI - Në ndeshjen e 31-të të Serisë A, Interi nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Parmës dhe kaloi në +4 të Napolit që do të dalë në fushë në Bolonjë të hënën.

Ndeshje dyfytyrëshe në Tardini, me zikaltrit që përfundojnë pjesën e parë 2-0, falë një gjuajtjeje me këmbën e majtë të Darmian (15') dhe golit të Thuram në minutën e 45-të, me një goditje të pavullnetshme.

Chivu e ktheu skuadrën në pjesën e dytë dhe fillimisht Bernabé  (60') dhe më pas  Ondrejka (69’) me devijimin e Darmian, shënuan golat e tyre të parë në Serie A, të cilët ishin shumë të rëndësishëm për përpjekjen e Ducalit për shpëtim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll