Sport

“Do të marr 50 euro”, Mamardashvili e provokoi Vinicius dhe i priti penalltinë

"Por ende nuk m’i ka dhënë. Sidoqoftë nuk është ndonjë problem i madh”

6 Prill 2025, 07:37 Nga DOSJA
“Do të marr 50 euro”, Mamardashvili e provokoi Vinicius dhe i

SPANJE - Përtej dëmit, vjen fyerja për Vinicius. Real Madrid humbi dje në shtëpi ndaj Valencias. Në këtë ndeshje ka ndodhur një anekdote, të cilën e ka zbuluar në fund të ndeshjes portieri Giorgi Mamardashvili i Valencias.

Portieri gjeorgjian, në fakt i priti një penallti yllit brazilian në minutën e 12-të dhe pas ndeshjes, në zonën miks, ai zbuloi se kishte vënë bast 50 euro me Vinicius se do ta priste penalltinë. "Fola me Vinicius dhe fitova 50 euro prej tij"- janë fjalët e tij, i cili shtoi "Por më duhet të shkojë te arkëtari, se ende nuk m’i ka dhënë. Sidoqoftë nuk është ndonjë problem i madh”.

Portieri gjeorgjian, i cili do të transferohet në Liverpool në fund të sezonit, nuk po kalon sezonin e tij më të mirë në Valencia dhe këtë e pranon edhe vetë: "Të gjithë kemi ditë të këqija, por unë gjithmonë dua të tregoj se kush jam. Dhe sot e tregova këtë. Mendoj se kjo është arsyeja pse jam i lumtur dhe duhet të vazhdoj kështu, në këtë linjë. Ne fituam kundër një ekipi shumë të madh."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll