Sport

HISTORIKE... Vora, kampione e Kategorisë së Parë dhe ngjitet në Superiore!

Kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u zhvilluar, pas fitores 2-0 ndaj Burrelit, skuadra e Vorës ka siguruar titullin e kampiones së Kategorisë së Parë dhe merr ‘biletën’ për të luajtur në Superiore sezonin e ardhshëm…

5 Prill 2025, 19:52 Nga DOSJA

HISTORIKE... Vora, kampione e Kategorisë së Parë dhe ngjitet

TIRANE - Vora është në festë. Shampanja është hapur edhe pse kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit të Kategorisë së Parë. Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai ditën e sotme ka shkruar historinë në futbollin shqiptar.

Kryesuesit e Kategorisë së Parë ditën e sotme triumfuan 2-0 përballë Burrelit dhe në këtë mënyrë kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore. Një sukses i jashtëzakonshëm nga futbollistët, stafi dhe klubi, të cilët për herë të parë në historinë e tyre sezonin e ardhshëm do të luajnë në elitën e futbollit shqiptarë.

Për këtë sukses ka reaguar menjëherë klubi. Në rrjetet sociale kanë shkuar se tashmë misioni i tyre për të siguruar Superioren tashmë është kompletuar.

“Misioni u kompletua, Superiore ne po vijmë”,shkruhet në postimin e kryesuesve të Kategorisë së Parë, të cilët tashmë janë një hap drejt titullit në këtë kategori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll