5 Prill 2025, 17:57
Nga N.F
Berisha
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Malësinë e Madhe. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Ramadan Lika dhe Aurel Marku si dhe deputetët e Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës dhe të mbarë Shqipërisë do të jenë garant absolut të zbatimit të programit të PD-së.
Ai theksoi se do të vendosin në piedestal në këtë program familjen shqiptare. Sipas tij programi i Shqipërisë Madhështore duket si diçka e stërmadhe por thekspi se është një program më i miri dhe më realisti që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët.
"Një falënderim shumë të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme ndaj jush burra, gra, të rinj e të reja të kësaj malësie. Malësi Madhështore do ta quajmë sot ne malësinë e Madhe, sepse në fakt, Zoti, natyra, e ka bërë madhështore. Ky është realiteti. Cilido që e njeh këtë Malësi, mund t’i thotë e madhe, e mirë, por mund t’i thotë dhe Madhështore.
I dashur Luçiano, drejtues politik i Qarkut të Shkodrës. Të dashur drejtues të degëve të PD të Malësisë së Madhe, Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës. Të dashur deputetë dhe kandidatë për deputetë të këtij qarku. Është nder i madh shumë të vij sot tek ju për të paraqitur një program të cilin nuk e kam paraqitur kurrë në 34 vite.
Një program që ne e kemi quajtur programin e Shqipërisë Madhështore. Pra, duket si diçka e stërmadhe, diçka e lartë, por ju garantoj secilit prej jush dhe çdo shqitpar, që është një program më i miri dhe më realisti që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët. Dhe ju garantoj se, Ramadan Lika dhe Aurel Marku, dhe deputetët e Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës dhe të mbarë Shqipërisë do të jenë garant absolut të zbatimit të këtij programi në çdo nen dhe çdo premtim të tij.
Ky program, miqtë e mi, fillon aty ku fillon jeta, dinjiteti, respekti, fillon tek familja. Ne, do të vendosim në piedestal në këtë program familjen shqiptare. Po ta shohësh në shumë anë, kjo Malësi ka patur shumë anë madhështore, historinë e saj me ngritjen e flamurit për herë të parë në trojet shqiptare. Epikën e hotjanëve, e grudasve kundër padrejtësive under Kongresit të Berlinit. Kryengritjen dhe qendresën ndaj pushtimit komunist të burrave të kësaj malësie të udhëhequr nga Prekë Cali.
Por cilido që do të njohë në thellësi këtë malësi, dhe lexon e studion për të, do tëgjejë se gjëja më madhështore që ka kjo malësi është familja shqiptare, familja e saj. Një udhëtare shumë e vëmendshme, e cila udhëtoi disa herë në viset e veriut. Ka një përshkrim të një nate që kalon në një familje në Malësi të Madhe. Familje partiarkale, i zoti i shtëpisë 100 vjeç, me një pastërti shembullore, me një mikëpritje dhe harmoni të papërshkruar.
I zoti i shtëpisë i thotë të nesërmen: dua të rrish dhe dy netë. Dhe kjo shkruan: nuk arrita do të rri, thotë. Por ndjeva keqardhjen më të madhe që u largova nga ajo familje, e cila ishte një institucion i vërtetë. Ajo foli për një familje, por të tilla kanë qenë familjet shqiptare. Ato janë institucione të vërteta, dhe ne do ta vendosim familjen shqiptare në piedestal. Nuk u ndala rastësisht këtu, se një rrymë, një agresion kundër familjes fryu në mbarë botën. Dhe absolutisht nuk kishte asnjë frymëzim tjetër, vetëm frymëzimin përtej marksist, ekstremist përtej marksist. Ne do qendrojmë, dhe ne i konsiderojmë sa tokësore dhe aq hyjnore familjet dhe vlerat e saj," tha ai.
berisha
Politike
5 Prill 2025, 17:23
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të një qytetari në rrjetet e tij soicale. Rama n&...
Politike
5 Prill 2025, 17:00
N.F
Berat
BERAT- Pas Durrësit një tjetër rast i asfaltit elektoral është pikasur por kësaj radhe në Berat. PD denoncoi ...
Politike
5 Prill 2025, 16:46
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Partia Demokratike përmes një video ka denoncuar shtrimin e rrugëve në qytetin e Durrësit ...
Politike
5 Prill 2025, 16:44
M.L
Sali Berihsa
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali berisha zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e tregut të i...
Politike
5 Prill 2025, 16:38
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimeve në zonën e tregut të ish-uzinës &...
Politike
5 Prill 2025, 16:31
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë dhe tregtarë të degës 8 n&eu...
Politike
5 Prill 2025, 16:23
N.F
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë dhe tregtarë të degës 8 në Tiranë....
Politike
5 Prill 2025, 16:21
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Parlamenti Europian vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, jo vetëm m...
Politike
5 Prill 2025, 16:05
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të sotëm në repartin e operacioneve speciale në Zall Herr u shpreh ...
Politike
5 Prill 2025, 15:50
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Zall Herr u shpreh se Qeveria i ka dhënë mbës...