Politike

"Brenda kësaj dekade do të jemi eksportues të prodhimeve ushtarake", Rama: U detyruat të dëgjonit fjalimin tim ditë të shtunë! Të paktën kur hapni frigoriferin nuk ju dal aty

Rama u bëri thirrje të rinjve që ndodhen jashtë shtetit të kthehen për të kontribuar në fushën e mbrojtjes, sepse sipas tij pagat do të jenë dinjitoze.

5 Prill 2025, 16:05 Nga N.F
"Brenda kësaj dekade do të jemi eksportues të prodhimeve
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të sotëm në repartin e operacioneve speciale në Zall Herr u shpreh se objektiv i qeverisë është që të bëjë Shqipërinë vend eksportues të prodhimeve ushtarake brenda kësaj dekade. Rama u bëri thirrje të rinjve që ndodhen jashtë shtetit të kthehen për të kontribuar në fushën e mbrojtjes, sepse sipas tij pagat do të jenë dinjitoze.

Kryeministri nuk nguroi të shkëmbente batuata me të pranishmit të cilëve u qau hallin që në ditë të shtunë janë mbledhur për të dëgjuar atë. Ai më tej vijoi më batutat duke u thënë se duhet të ndihen mirë që akoma nuk u ka dalë në frigorifer pasi në televizor ndodh rregullisht.

“Ndjesë që në një ditë të shtunë, megjithë se ju s’keni të shtunë e të diele. Gjithsesi në një ditë të shtunë ishit të detyruar të dëgjonit fjalimin tim gjë që nuk e keni për herë të parë jam i sigurt dhe gjë që ju ndodh rregullisht kur hapni televizorin. Për sa kohë nuk kam dalë akoma në frigorifer ndihuni mire, se të paktën kur hapni frigoriferin nuk ju dal unë aty”, tha Rama.

rama

Sondazh

Poll