"Çfarë e duam BE-në ne mor piktor", Rama i përgjigjet komentuesit: Pasaporta evropiane na duhet për të fituar dinjitetin e qytetarit të barabartë! Çdo gjë do bëhet më e lehtë
Sipas tij është e lehtë të hidhet poshtë puna e tjetrit ndërsa i bëri thirrje se po të interesohej më shumë për impaktin që ka BE-ja për vendet që anëtarësohen nuk do të fliste në këtë mënyrë.
5 Prill 2025, 17:23Nga N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të një qytetari në rrjetet e tij soicale. Rama në rubrikën "Sy m'Sy' iu përgjigj një komentuesi i cili e pyeste se çfarë i duhet shqiptarëve BE-ja pasi shqiptarët po largohen nga vendi edhe pa pasaporta. Rama në përgjigjen e tij u shpreh se pasaporta evropiane duhet për të fituar dinjitetin e një qytetari të lirë.
Sipas tij është e lehtë të hidhet poshtë puna e tjetrit ndërsa i bëri thirrje se po të interesohej më shumë për impaktin që ka BE-ja për vendet që anëtarësohen nuk do të fliste në këtë mënyrë. Rama tha se më anëtarësimin në BE do të jetë gjithçka më e lehtë.
“I dashur Kristi, kur thua “mor piktor”, e thua për të treguar që ke të drejtë, që mendon se nuk të duhet pasaporta europiane e Shqipërisë, meqë sipas teje ne po ikim pa pasaporta, apo...?! Por pasaporta europiane nuk duhet për të ikur, se për të ikur ikën edhe me këtë që kemi, por pasaporta europiane duhet për të fituar më në fund dinjitetin, dinjitetin e qytetarit të barabartë europian. Dinjitetin e udhëtarit euriopian, që nuk e nxjerrin anash në çdo hyrje të BE-së për ta pyetur me policë se ku po shkon. Dinjitetin e studentit europian, që kudo ku studion në Europë gëzon të drejta të barabarta me studentët që janë lindur dhe rritur në atë vend të Europës. Dinjitetin e punëmarrësit europian, që kudo ku punon në Europë, gëzon të drejta të barabarta me punëmarrësit e lindur dhe rritur në atë vend të Europës.
Të drejtën e njeriut të lirë, të barabartë, që gëzon të drejtën e çdo qytetari europian dhe çdo mundësi të ofruar nga rrjeti i solidaritetit europian. Pak janë këto? Tani të përçmosh punën e tjetrit është kollaj, por nuk të ndihmon të jetosh më mirë. Përkundrazi, gjyshja ime thoshte, ‘mllefi, e zeza e të zotit’! Ndërkohë që unë besoj se po të interesoheshe pak më shumë për BE-në, dhe mbi impaktin e vendeve të BE-së, mbi qytetarët e popujve që kanë hyrë para nesh në atë familje, nuk do t’i bije kaq shkurt dhe kaq sprapthi. Edhe krijimi i kushteve më të favorshme të të rinjve që të investojnë në Shqipëri, siç kërkon ti, me hyrjen në BE bëhet më i lehtë sesa me qëndrimin jashtë BE-së". tha Rama.