Politike

VIDEO/ Zgjedhjet e 11 majit rikthejnë "vëmendjen" e bashkive drejt banorëve, pas Durrësit asfalt elektoral edhe në Berat, shtrohet rruga në fshatin Galinë

Duket qartë që asfalti është i freskët dhe i sapo shtruar ndërsa bashkia e Beratit është kujtuar për lagjen "Sakaj" pak kohë para zgjedhjeve elektorale.

5 Prill 2025, 17:00 Nga N.F
VIDEO/ Zgjedhjet e 11 majit rikthejnë "vëmendjen" e bashkive
Berat

BERAT- Pas Durrësit një tjetër rast i asfaltit elektoral është pikasur por kësaj radhe në Berat. PD denoncoi shtrimin e rrugëve në qytetin e Durrësit një muaj para zgjedhjeve të 11 majit ku bëri kallëzim në SPAK për kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako për asfalt elektoral në kundërshtim me ligjin në zonën mes Durrësit të ri dhe Shkozetit.

Por mesa duket nuk është rasti i vetëm në vend që bashkitë po aktivizohen për të shtruar rrugë në këmbim të votës në zgjedhjet e 11 majit. Në redaksinë e Dosja.al janë dërguar pamje nga fshati Galinë ku janë shtruar rrugë në prag të zgjedhjeve. Duket qartë që asfalti është i freskët dhe i sapo shtruar ndërsa bashkia e Beratit është kujtuar për lagjen "Sakaj" pak kohë para zgjedhjeve elektorale.

 

 

Shtrimi i rrugëve para zgjedhjeve është një mënyrë për tu mbushur mendjen banorëve për të votuar qeverinë që është në pushtet. Por duhet theksuar se sërish pas zgjedhjeve banorët mbeten në harresë dhe "drita" e rikujtesës rikthehet kur pushtetarët kanë nevojë për votën e banorëve.

berat asflat elektoral

Sondazh

Poll