Politike

‘Je i vetmi që më je përgjigjur’/ Berisha: Pastrimi i shtëpisë është zotimi ynë, Rama i la pensionistët të fundit në rajon

Një prej qytetarëve ka falënderuar kryedemokratin, se është personi i vetëm që i ka dhënë përgjigje mesazhit që kishte nisur, duke e telefonuar.

5 Prill 2025, 16:31 Nga N.F
‘Je i vetmi që më je përgjigjur’/ Berisha: Pastrimi i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë dhe tregtarë të degës 8 në Tiranë. Një prej qytetarëve ka falënderuar kryedemokratin, se është personi i vetëm që i ka dhënë përgjigje mesazhit që kishte nisur, duke e telefonuar.

"Je i vetmi person që më je përgjigjur në telefon kur kam bërë një mesazh. Respekti që më ke kthyer përgjigje dhe në orën 9 të darkës më ke marrë në telefon. Do të fitojmë," tha qytetari.

Gjatë bisedës me tregtarët e vegjël dhe banorët e zonës së tregut të ish-uzinës ‘Dinamo’, Berisha u shpreh se, shtëpia do të pastrohet dhe gjithçka do ti rikthehet qytetarëve. Berisha theksoi se pensionet ishin të larta kur qeveria mori pushtetin ndërsa tani janë më të ulëta se vendet e tjera të rajonit. 

"Të gjitha do të rikthehen. Pastrimi i shtëpisë është zotimi ynë. Absolutisht do të ua marrim. I la pensionistët. Kur erdhi ishin më të lartat në rajon, sot janë 3 herë më të ulëta se sa në Mal të Zi, Maqedoni e Serbi.

Na ndaluan 12 vite, asgjë dhe i merrnin paratë. 130 mln euro djegësi i Tiranës, ku është djegësi? 110 mln euro Beketi se e kritikonte Ramën në televizor. Tani nuk ka një sistem, por është vetëm një njeri i vetëm. Ai nuk e njeh ligjin, nuk e respekton’, tha ai.

berisha

Sondazh

Poll