Politike

"Në 11 maj të gjithë bashkë"/ Berisha: Do rikthejmë edhe njëherë shpirtin e iniciativës së shqiptarëve

Berisha i shpjegoi tregtarëve të bizneseve të vogla programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’ për biznesin, për lehtësimin e taksave, që ata të kenë mundësi për të investuar më shumë.

5 Prill 2025, 16:44 Nga M.L
"Në 11 maj të gjithë bashkë"/ Berisha: Do
Sali Berihsa

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali berisha zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e tregut të ish-uzinës ‘Dinamo’. Berisha i shpjegoi tregtarëve të bizneseve të vogla programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’ për biznesin, për lehtësimin e taksave, që ata të kenë mundësi për të investuar më shumë.

Berisha u shpreh me tregtarët se, programi ekonomik i PD-së do të rikthejë edhe njëherë shpirtin e iniciativës së shqiptarëve, që sipas tij, është nga më të fuqishmit.

PJESË NGA DEKLARATA:

‘Isha pak më herët tek dyqani i mishit. Ndodh tha të kemi tregun e përparshëm vetëm në ditë festash. Më përpara e kishim çdo ditë, si në ditë festash. Prapë do e kthejmë, të garantoj. Se do të bëjmë gjithçka që ju të keni një barrë fiskale më të ulët. Do ulim çmimin e energjisë, do të bëhet 6 lek. Do përgjysmojmë çmimin e ujit. Do i vendosim kufi bashkisë, nuk do mund të vendosin taksa mbi biznesin e vogël më shumë se 1% të xhiros. Sot i vendosin 8-10% të xhiros. Do rikthejmë edhe njëherë shpirtin e iniciativës së shqiptarëve, i cili është nga më të fuqishmit, nga më të fortit. Në 11 të gjithë bashkë, fitore’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll