Politike

"179 efektivë kanë përfituar kredi me zero interes për shtëpi", Rama: Programi do zgjerohet! Beqarët janë të mirëpritur kur të martohen

Ai theksoi se nga këto kredi përfitojnë vetëm të martuarit ndërsa i ftoj ata që janë beqarë pasi të martohen janë të mirëpritur të marrin kredinë që qeveria ka në plan të zgjerojë.

5 Prill 2025, 15:50 Nga N.F

"179 efektivë kanë përfituar kredi me zero interes për

Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Zall Herr u shpreh se Qeveria i ka dhënë mbështetje Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Ai theksoi se 179 efektivë që kanë përfituar kredi me zero interes për shtëpi. Rama theksoi se ky program do të zgjerohet por nuk nguroi të shkëmbente batuta me efektivët beqarë të ushtrisë.

Ai theksoi se nga këto kredi përfitojnë vetëm të martuarit ndërsa i ftoj ata që janë beqarë pasi të martohen janë të mirëpritur të marrin kredinë që qeveria ka në plan të zgjerojë.

“Kemi dhënë mbështetje dhe do vijojmë të japim për efektivët e ushtrisë dhe familjet e tyre. 179 efektivë që kanë përfituar kredi me zero interes për shtëpi dhe ky program do zgjerohet dhe do jenë të mirëseardhur të gjithë në këtë program, kryesisht për të martuarit, se duhet të jenë të martuar, pasi beqarët janë për front dhe patjetër që do jeni të mirëpritur kur të martoheni”, tha ai.

Gjithashtu ai kujtoi se edhe numri i rekrutimeve dhe studentëve në ushtri është shumëfishuar gjatë këtyre dhjetë viteve.

“Do fuqizojmë teknologjinë kibernetike, mbrojtjen civile, repartet e shërbimit dhe mirëmbajtjes së helikopterëve, korpusin. U rrit numri i vajzave që është dyfishuar nga 10 në mbi 20%. Është krenari për ne. Por edhe niveli i shërbimeve dhe numri i lartë i tyre, që kanë ndikuar edhe në jetën e civilëve. Po kështu numri i studentëve në akademi u pesëfishua”, shtoi Rama.

 

rama

Sondazh

Poll