Politike

Rama: Forcat e Armatosura do kenë pagën sa mesatarja e rrogave të NATO-s!

Ai theksoi se paga e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura do të jetë në nivelin e mesatares së rrogave të vendeve të NATO-s, si një pjesë e përpjekjeve për të rritur motivimin dhe standardet e ushtrisë shqiptare.

5 Prill 2025, 15:42 Nga N.F

Rama: Forcat e Armatosura do kenë pagën sa mesatarja e rrogave të

Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Zall Herr u shpreh se numri i  vajzave në Forcat e Armatosura është rritur në 20 përqind. Ai theksoi se paga e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura do të jetë në nivelin e mesatares së rrogave të vendeve të NATO-s, si një pjesë e përpjekjeve për të rritur motivimin dhe standardet e ushtrisë shqiptare.

Rama gjithashtu tha se Shqipëria do të bëhet një vend eksportues i prodhimeve ushtarake brenda një dekade dhe se po punohet për krijimin e një industrie kombëtare të mbrojtjes.

"Numri i vajzave në Forcat e Armatosura është rritur në 20 përqind. Do krijojmë industrinë tonë kombëtare të mbrojtjes. FA do paguhen sa mesatarja e vendeve të NATO-s. Kemi program mbështetës për familjet e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura. Shqipëria do jetë vend eksportues i prodhimeve ushtarake brenda dekadës. Jemi në dialog me kompani botërore për këtë gjë. Ushtria shqiptare ka shumë esete të fjetura, që as nuk vihen në punë, një situatë që duhet ta adresojmë. Duhet të zhvillohen pronat, që janë të FA-së. Ky drejtim ka mundësi që të bëjë para," tha ai.

rama

Sondazh

Poll