Sport

Lajme te mira për Interin para derbit, kthehen nga dëmtimi dy lojtarët titullar

12 Mars 2019, 17:45 Nga DOSJA
Lajme te mira për Interin para derbit, kthehen nga dëmtimi dy

Lajme të mira kanë ardhur për Luciano Spalletin dhe të gjithë Interin, i cili luan këtë javë dy ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, të enjten kundër Eintracht Frankfurt në Ligën e Europës dhe të dielën derbin kundër Milanit.

Shumë pranë ndeshjeve me një ekip me shuëm lojtar të dëmtuar, në klubin zikaltër shtohet optimizmi për rikuperimin e dy lojtarëve shumë të rëndësishëm, Marcelo Brozovic dhe Joao Miranda.

Si mesfushori ashtu edhe mbrojtësi dolën të dëmtuar nga ndeshjet e fundit, por testet mjekësore japin shpresa se ata mund të jenë gati, të paktën për sfidën e rëndësishme në misionin Champions kundër Milanit.

Në një njoftim të publikuar në adresën zyrtare në internet, Interi bën të ditur se rikuperimi i Brozovic dhe Miranda po shkon sipas parashikimeve dhe se ata pritet të bashkohen stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës.

Lajme të mira këto për trajnerin Spalletti dhe tifozët zikaltër, që në tre ditë luajnë të gjithë sezonin.

Ndërkohë, thuajse janë shuar shpresat për rikthimin e Mauro Ikardit për dërbin e Milanos. Sulmuesi argjentinas vazhdon të qëndrojë larg skuadrës, megjithëse negociatat janë në lëvizje për të rindërtuat marrëdhënien me ekipin.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport europa league inter inter milan europa league inter inter milan

Sondazh

Poll