Aktualitet

VIDEO/ Aksident në aksin Milot-Laç, makina del nga rruga e përfundon në kanal, plagosen 5 persona

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur shoferi dhe 4 pasagjerët. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

4 Prill 2025, 17:55 Nga N.F
VIDEO/ Aksident në aksin Milot-Laç, makina del nga rruga e
Aksident

KURBIN- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Milot-Laç. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30. Më tej bëhet me dije se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur shoferi dhe 4 pasagjerët. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në aksidentimin e 5 personave.


Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

aksident në aksin milot-laç

Sondazh

Poll