Aktualitet

Rivarrosen eshtrat e 10 viktimave të luftës të identifikuara së fundmi në Bishtazhin, Kosova i përcjell me nderime

Përfaqësuesi i presidencës, Ismet Krasniqi tha se ky nuk është vetëm një akt rivarrimi, por një çast reflektimi për dhimbjen dhe padrejtësinë që pësuan familjet dhe gjithë kombi.

4 Prill 2025, 15:45 Nga N.F
Rivarrosen eshtrat e 10 viktimave të luftës të identifikuara
Ceremonia

KOSOVË- Me nderime shtetërore janë rivarrosur eshtrat e 10 viktimave të luftës që ishin në listën e personave të zhdukur, të identifikuar së fundmi nga varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.

Ceremonia e rivarrimit të martirëve Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, Bekim (Muharrem) Gashi, po mbahen në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe”, në Grabanicë të Klinës.

Ndërkohë, në një akademi përkujtimore në Klinë u kujtua sakrifica e martirëve. Në emër të Kuvendit të Kosovës, nënkryetarja në detyrë, Saranda Bogujevci shprehu ngushëllimet dhe nderimet më të larta për sakrificën e të rënëve të kombit.

Ajo tha se dëshmorët dhe martirët janë amaneti më i çmuar i vendit tonë. Përfaqësuesi i presidencës, Ismet Krasniqi tha se ky nuk është vetëm një akt rivarrimi, por një çast reflektimi për dhimbjen dhe padrejtësinë që pësuan familjet dhe gjithë kombi.

Kryetari i Shoqatës për të Pagjeturit në Klinë, Zeqir Morina tha se sot pas 26 vitesh qëndrojnë këtu për të rivarrosur dhe nderuar jetën e martirëve dhe për të shprehur respektin dhe nderimin e pa epur ndaj sakrificës së tyre.

kosove eshtrat e viktimave te luftes

Sondazh

Poll