Aktualitet

U arrestua pas denoncimit nga gruaja e tij, shqiptari dënohet me mbi 6 vite burgim për dhunë në familje dhe abuzim seksual në Itali, 51-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë

Arrestimi u bë pas denoncimit nga gruaja e shqiptarit pasi i dyshuari kryente akte të përsëritura keqtrajtimi në familje ndaj saj dhe vajzës së mitur.

4 Prill 2025, 16:11 Nga N.F
U arrestua pas denoncimit nga gruaja e tij, shqiptari dënohet me mbi 6 vite
Foto

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar 51-vjeçar. Mësohet se i arrestuari është me precedentë penalë të mëparshëm. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u prangos për dhunë në familje dhe gjithashtu abuzim seksual. Më tej bëhet me dije se ai është dënuar me 6 vite e 6 muaj.

Arrestimi u bë pas denoncimit nga gruaja e shqiptarit pasi i dyshuari kryente akte të përsëritura keqtrajtimi në familje ndaj saj dhe vajzës së mitur. Gruaja për shkak të sjelljes së ish-partnerit gjatë periudhës 2018-2023, jetonte në një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe terrori.

Denoncimi i gruas dhe hetimet e kryera çuan në arrestimin e 51-vjeçarit me precedentë të shumtë penalë, ndaj të cilit u ngritën edhe dy akuza të rënda. Pas një periudhe burgimi në arrest shtëpie, ai u dërgua në burgun e Raguzës për të vuajtur dënimin përfundimtar prej 6 vjet e 6 muaj burgim.

itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll