Aktualitet

EMRAT+FOTO/ Kishin hapur call center për të shitur drogë, dënohen me 14 vite burg dy shqiptarët në Angli, furnizimi me kokainë me vlerë mbi 400 mijë paund

Gjatë ekzekutimit të urdhrit, oficerët e kapën Mirjan Kastratin në flagrancë në një tavolinë të improvizuar duke bërë pazare droge dhe duke komunikuar me klientët. Edhe Mario Gilaj u arrestua pasi tentoi të largohej nga prona.

4 Prill 2025, 17:38 Nga N.F
EMRAT+FOTO/ Kishin hapur call center për të shitur drogë,
Shqiptarët e denuar

ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me 14 vite burg nga autoritetet angleze. Mësohet se ata u vendosën në pranga për trafik droge. Ata kryen furnizime me kokainë me vlerë mbi 400 mijë paund në Surrey. Më tej bëhet me dije se 35-vjeçari, Mirjan Kastrati u dënua me 6 vite e 3 muaj burg, ndërsa 24-vjeçari, Mario Dilaj u dënua me 8 vjet burg.

Hetimi nisi më 5 shtator 2024, kur oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në një adresë në Dartford, e cila përdorej nga dy të akuzuarit si call centre për furnizimin me kokainë në Surrey. Gjatë ekzekutimit të urdhrit, oficerët e kapën Mirjan Kastratin në flagrancë në një tavolinë të improvizuar duke bërë pazare droge dhe duke komunikuar me klientët. Edhe Mario Gilaj u arrestua pasi tentoi të largohej nga prona.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se dy shqiptarët ishin përgjegjës për furnizimin e rreth 4 kilogramëve kokainë në Surrey në periudhën korrik-shtator 2024, me një vlerë të përgjithshme prej 413,000 paund. Dokumentet dhe të dhënat dixhitale zbuluan lidhjet e tyre të ngushta me trafikun e drogës në rajon.

mirjan kastrati mario dilaj

Sondazh

Poll