Aktualitet

Policia gjeti në banesë drogë dhe mijëra franga cash, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër, kryente transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës

Nga kontrolli i kryer u gjetën rreth 120 gramë kokainë dhe disa mijëra franga cash.

4 Prill 2025, 17:05 Nga N.F
Policia gjeti në banesë drogë dhe mijëra franga cash,
Foto ilustrueste

ZVICËR- Autoritetet zvicerane kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij erdhi pasi ai akuzohet për trafik të drogave të rënda në Lugano. Sipas mediave të huaja roli i shqiptarit ishte i rëndësishëm pasi ai kryente transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës.

24-vjeçari u arrestua brenda banesës ku ndodhej. Nga kontrolli i kryer u gjetën rreth 120 gramë kokainë dhe disa mijëra franga cash. Krimet ndaj tij janë shkelje të rënda të Ligjit Federal për Narkotikët, si dhe shkelje të Ligjit Federal për të Huajt. Hetimi është i koordinuar nga prokurorja publike Margherita Lanzillo, teksa po thellohen hetimet për të çmontuar organizatën kriminale ku bënte pjesë.

arrestohet shqiptari ne zvicer

Sondazh

Poll