Aktualitet

Zjarri në Astir, Policia: Flakët shpërthyen në kabinën e transformatorit

Sipas policisë zjarri ka përfshirë kabinën e transformatorit në katin e parë të një pallati në rrugën “Foto Xhavella”.

4 Prill 2025, 15:07 Nga E. D
Zjarri në Astir, Policia: Flakët shpërthyen në kabinën
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që ka rënë në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas policisë zjarri ka përfshirë kabinën e transformatorit në katin e parë të një pallati në rrugën “Foto Xhavella”.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën evakuimin e banorëve, ndërsa forcat zjarrfikëse arritën të neutralizojnë flakët. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

zjharr ne astri

Sondazh

Poll