Aktualitet

Operacion antidrogë në Itali/ Goditet organizata italo-shqiptare, në pranga 12 persona, të ardhurat arrijnë rreth 1 mln euro

Ngaj 8 personash janë vendosur masa të sigurisë me burg, dy me arrest shtëpie dhe dy me detyrim paraqitjeje çdo ditë në policinë gjyqësore.

4 Prill 2025, 16:28 Nga N.F
Operacion antidrogë në Itali/ Goditet organizata italo-shqiptare,
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku shkatërruan një bandë italo-shqiptare në zonat e Arezo, Perugia dhe Siena. Mësohet se nga ky operacion janë vënë në pranga 12 persona të dyshuar mes tyre edhe shtetas shqiptarë.

Ngaj 8 personash janë vendosur masa të sigurisë me burg, dy me arrest shtëpie dhe dy me detyrim paraqitjeje çdo ditë në policinë gjyqësore. Operacioni mësohet se ka nisur në tetor 2023 dhe u zbulua se organizata ishte e specializuar në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës. 

19 marsin e vitit të kaluar u ekzekutuan dy masa sigure me burg, u kryen njëzet kontrolle në lokale. Gjithashtu janë marrë në pyetje 13 dekreteve të marrjes në pyetje të gjyqtarit për Hetimet Paraprake. Po në këtë rast u arrestuan në flagrancë 2 persona, një italian dhe një shqiptar, të cilëve iu gjetënnjë sasi e konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, material ambalazhimi dhe para në dorë për një total prej afro 15 mijë eurosh.

Hetuesit kanë konstatuar se të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme mund të arrijnë në rreth një milion euro. Në total, gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë në aksionin e fundit 10 persona (në total 12) dhe u sekuestruan sasi të mëdha droge. Konkretisht u sekuestruan 2 kg kokainë, 62 kg hashash dhe 17 kg marihuanë. Provat e mbledhura çuan në formulimin e 30 akuzave.

droge itali shqiptare

Sondazh

Poll