3 Prill 2025, 21:20
Nga N.F
Lala
TIRANË- Gazetarja, Klodiana Lala ka folur për skandalin me ndërhyrjen në email-et e tre prokurorëve, ku janë marrë të dhëna hetimore. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, tha se ka dyshime që kjo të jetë vepër e një organizate kriminale, ndërkohë që materialet që janë marrë, kanë të bëjnë me hetimet për një politikan, një biznesmen dhe punonjësen e kompanisë së biznesmenit.
Gazetarja u shpreh se tre kompjuter nuk kanë qenë të mbrojtur që të mos depërtoheshin nga hakerat. Sipas saj është synuar edhe hakerimi i kompjuterit të kreut të SPAK, Altin Dumanit, por ka rezultuar se email-i i tij nuk është hakeruar.
Ajo më tej tha se është zbuluar një zyrë nga është bërë hakerimi. Sipas saj zyra është zbuluar në një nga kullat në Tiranë ku janë bërë kontrolle. Lala tha se pajisjet po kqyren nga prokurorët.
"Në 12 mars 2025 sistemet e brendshme të SPAK janë vënë në shënjestër të një hakerimi dhe është synuar të merren dosjet e prokurorëve. Nga hetimet, rezulton se hakerat kanë hyrë në kompjuterat e tre prokurorëve, Enkelejda Millonai që ka dosje të politikës, te prokurorja Elida Karçini dhe Behar Dibra. Këto tre kompjuter nuk kanë qenë të mbrojtur në atë lloj forme sa të mos depërtoheshin nga hakerat. Është synuar edhe hakerimi i kompjuterit të Altin Dumanit, por ka rezultuar se email-i i zotit Dumani nuk ësht hakeruar. Nga këto tre kompjuter janë marrë disa dojse.
Arnold Rrokaj, ish punonjës i IMT, ka bërë hakerimin përmes pajisjeve. Nga telefoni i Zambak GJonit, ish drejtor i paraburgimit të Vlorës, janë dërguar në të paktën katër persona të tjerë, dy shpërndarje të dosjeve kanë shkuar në adresë të dy gazetarëve.
SPAK e pranon që materialet janë pjesë e dosjeve por jo dosje të plota hetimore. Dyshoj edhe pse nuk është konfirmuar, se ka të bëjë me mosndryshimin e passëordeve në kompjuterat e prokurorëve. Së dyti, punonjësi i IT kur ka patur sinjalizim, kur kishte tentative për tu hapur email jashtë, duhet të bëhej shkëputje totale. Mendoj se SPAK duhet të japë shpjegim dhe të ketë detajime dhe hetim të plotë.
Nuk e shoh si histori të Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonajt. Po në këtë emision kam thënë, që në SPAK po zhvillohet një ngjarje, që jo për nga personazhet por nga mënyra si veprohet është tërësisht mafioze. Këtu është thelbi i kësaj gjëje.
Materialet lidhen me hetimet ndaj një ish ministri, që është deputet aktual. Një biznesmeni dhe një punonjëse në kompaniën e këtij biznesmeni. Pavarësisht se materialet janë sensitive, nuk është e gjithë dosja hetimore. Se një dosje mund të ketë 70 fashikuj. Pra janë marrë materiale hetimore, por jo e gjithë dosja.
Është zbuluar një zyrë nga është bërë hakerimi. Zyra në një nga kullat në Tiranë. Është bërë kontroll në këtë zyrë. Pajisjet po kqyren nga prokurorët. Nuk mund ta them se ku, në këtë mënyrë mund të dëmtojmë një hetim, nuk e shoh si një histori të dy zyrtarëve. E shoh si histori mafioze, me qëllime të përcaktuara, shkatërrimi i reputacionit të SPAK, lufta e klaneve brenda mazhorancës Të gjithë persoant rezultojnë të lidhur me një eksponent të lartë të PS. SPAK të na thotë nëse është i përfshirë.
Nuk është histori e Arnoldit dhe Zambakut, por më e lartë nga një grup i strukturuar mafioz, me prapavijë dhe qëllime mafioze. Sa do të shkojë SPAK te kreu i grupit, të na e thonë prokurorët. Ku kanë përfunduar materialet? A ka ndërhyrje? A janë përdorur shtanzhi?", tha ajo.
kloadiana lala
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:00
A.Ll
Aureljo Dervishi
TIRANË - Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë ka liruar 3 nga 4 autorët q&e...
Aktualitet
3 Prill 2025, 20:41
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një sherr është regjistruar pasditen e sotme në lagjen 13, Durrës. Mësohet se sherri ësht&e...
Aktualitet
3 Prill 2025, 19:41
A.Ll
Ilaria Sula
ITALI - Autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore të La Sapienza, me urdhër të Prokurorisë s&e...
Aktualitet
3 Prill 2025, 18:55
Pamje nga vendi ku u morr peng Dod Gjoka
LEZHË - Një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën mesditën e së enjtes, ku një 3...
Aktualitet
3 Prill 2025, 18:55
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pronari i Buzi Store, Oltion Buzi i cili i shpallur në kërkim që nga janari raportohet se ësht&e...
Aktualitet
3 Prill 2025, 18:43
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin dyshekë, ...
Aktualitet
3 Prill 2025, 18:05
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy persona. Mësohet se njëri prejt të arrestuarve nuk ki...
Aktualitet
3 Prill 2025, 18:06
r.ll
VLORË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë ka ushtruar kontrolle ditën e sotme në qytetin e Vlorës, kryesisht te subjek...
Aktualitet
3 Prill 2025, 17:37
N.F
Droga
HOLANDË- Autoritetet holandeze kanë zbuluar së fundmi 40 kilogramë marijuanë në një shtëpi në Geleen. Ko...
Aktualitet
3 Prill 2025, 17:18
N.F
Pamje nga spitali i Tropojës
TROPOJË- Pamjet që shihni janë dërguar në redaksinë e Dosja.al teksa paraqesin kushtet...