Aktualitet

U plagos nga anëtari i bandës për borxhet e drogës/ Shqiptari mashtroi në dëshmi se ishte grabitje e dhunshme, vihet në pranga së bashku me një tjetër person

I riu ishte plagosur rëndë nga tre të shtëna arme sipas mjekëve. Ai gjatë dëshmisë së parë u tha oficerëve se ngjarja ndodhi në një grabitje të dhunshme afër qendrës së Napolit.

3 Prill 2025, 18:05 Nga N.F
U plagos nga anëtari i bandës për borxhet e drogës/
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy persona. Mësohet se njëri prejt të arrestuarve nuk kishte paguar borxhet e drogës dhe ishte plagosur. Shqiptari u plagos me armë nga partneri i tij në biznes, teksa dyshohet se të dy janë anëtarë të një klani kriminal në zonën e Napolit, të përfshirë në narkotrafik.

I riu i plagosur mësohet se mashtroi në dëshmi duke denoncuar plagosjen si grabitje. Nga hetimet u zbulua se ngjarja ndodhur pas një konflikti me një anëtar të grupit kriminal të lidhur me klanin Mallardo për borxhet e drogës. 

I riu ishte plagosur rëndë nga tre të shtëna arme sipas mjekëve. Ai gjatë dëshmisë së parë u tha oficerëve se ngjarja ndodhi në një grabitje të dhunshme afër qendrës së Napolit. Por hetimet zbuluan se shqiptari ishte plagosur në shtëpinë e anëtarit të klanit mafioz, ky një i dënuar gjithashtu. Shqiptari kërkoi ndihmë në spitalin e Giugliano në Campania, ku u shtrua me një prognozë 30 ditore.

Mjekët e shpëtuan pas ndërhyrjes kirurgjikale. Shqiptari gjithashtu dyshohet se ishte i përfshirë në tregtimin e kokainës dhe krak, në bashkëpunim me autorin e krimit, me të cilin pati edhe konfliktet, informon media italiane.

Gjyqtari hetues i Napolit pranoi kërkesën e DDA-së së Napolit, nënprokuror Lucio Giugliano, prokuror shtesë Sergio Amato, dhe urdhëroi burgosjen e shqiptarit dhe autorit të krimit. Akuzat për ta janë të ndryshme, nga vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe deri te trafik droge.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll