Aktualitet

Policia holandeze mobilizohet pas një informacioni anonim/ Mësyjnë brenda një banese, zbulohen 40 kg marijuanë, në pranga një 28-vjeçar shqiptar

Një oficer policie ka shkuar në vendngjarje dhe ka trokitur në derën e banesës së një 28-vjeçari shqiptar. Efektivi më pas vuri re se njerëzit në shtëpi po silleshin në mënyrë të dyshimtë dhe kërkoi përforcime.

3 Prill 2025, 17:37 Nga N.F
Policia holandeze mobilizohet pas një informacioni anonim/
Droga

HOLANDË- Autoritetet holandeze kanë zbuluar së fundmi 40 kilogramë marijuanë në një shtëpi në Geleen. Kontrolli mësohet se ka ardhur pas një informacioni anomim i cili më pas mobilizoi policinë.

Një oficer policie ka shkuar në vendngjarje dhe ka trokitur në derën e banesës së një 28-vjeçari shqiptar. Efektivi më pas vuri re se njerëzit në shtëpi po silleshin në mënyrë të dyshimtë dhe kërkoi përforcime.

Kur mbërriti policia, dy persona u larguan nga pjesa e pasme e shtëpisë. Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar, ndërsa i dyti arriti të arratisej. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, efektivët kanë gjetur drogën.

droge ne holande arrestohet shqiptari ne holande

Sondazh

Poll