Aktualitet

Pengmarrja në mes të ditës në Lezhë, ngjarja dyshohet se lidhet me ndërtimin e HEC-it në Kaçinar të Mirditës (PAMJET NGA VENDNGJARJA)

Dod Gjoka, përgjegjës i sigurisë fizike, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

3 Prill 2025, 18:55 Nga DOSJA
Pengmarrja në mes të ditës në Lezhë, ngjarja dyshohet
Pamje nga vendi ku u morr peng Dod Gjoka

LEZHË - Një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën mesditën e së enjtes, ku një 35-vjeçar u dhunua dhe u mor peng pranë një lokali në superstradën Lezhë-Milot.

Sipas raportimeve të Policisë, Dod Gjoka, banues në Lezhë dhe përgjegjës sigurie pranë një kompanie që po ndërton një HEC në Mirditë, u nxorr me forcë nga makina e tij nga tre persona dhe u dhunua para se të merrej me automjetin e autorëve në drejtim të Milotit. Policia reagoi shpejt duke ngritur pika kontrolli në zonë dhe duke identifikuar tre autorët e dyshuar: K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.

Nën presionin e kontrolleve, autorët e liruan 35-vjeçarin pranë fshatit Rrasfik të Mirditës dhe u larguan. Viktima u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet paraprake tregojnë se konflikti mund të lidhet me kundërshtimin e disa banorëve të zonës për ndërtimin e HEC-it. Policia po vijon kërkimet për arrestimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



pengmarrja lezhe mirdite hec-et

Sondazh

Poll