Aktualitet

Mishi i pulës me salmonelë, inspektorët e AKU zhvillojnë kontrolle në subjektet private në fshatrat dhe lagjet e Vlorës

Pjesë e kontrolleve do të jenë gjithashtu restorantet dhe fast-food-et e qytetit. 

3 Prill 2025, 18:06 Nga r.ll

Mishi i pulës me salmonelë, inspektorët e AKU zhvillojnë

VLORË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë ka ushtruar kontrolle ditën e sotme në qytetin e Vlorës, kryesisht te subjektet private ku mund të ketë tregtim të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.

Sipas raportimeve, kontrollet nga inspektorët e AKU-së janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti. Pjesë e kontrolleve do të jenë gjithashtu restorantet dhe fast-food-et e qytetit. 

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, në hyrje të subjekteve private janë vendosur tabela informuese për klientët, të cilat evidentojnë produktet që përmbajnë salmonelë.

Mishi i pulës me salmonelë, inspektorët e AKU zhvillojnëMishi i pulës me salmonelë, inspektorët e AKU zhvillojnëMishi i pulës me salmonelë, inspektorët e AKU zhvillojnë

Më 21 Mars nga analizat e kryera nga AKU u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm te mishi i pulës në një sasi prej 7.8 ton e importuar nga Brazili. AKU sekuestroi 5.2 ton mish tek importuesi, por 2.6 ton të tjera janë shpërndarë në tregun shqiptar dhe mund të jenë konsumuar. Sipas inspektimeve të deritanishme që ka bërë AKU në supermarkete dhe në pika shitjesh nuk është gjetur asnjë paketim me mish pule që përmbante salmonelë. Diçka që ngre alarmin se 2.6 ton mish janë konsumuar nga qytetarët, ose më e pakta ndodhte në frigoriferët e banesave të tyre.

inspektoret e aku vlore

Sondazh

Poll