Aktualitet

Masakrimi i Ilarias në Romë, del autopsia: Ka tre plagë të thella me thikë në qafë, ndërroi jetë nga shoku hemorragjik...

Publikohet ekzaminimi mjeko-ligjor i studentes shqiptare 22-vjeçare, e vrarë nga ish i dashuri i saj, i cili pranoi krimin dhe ndodhet në arrest

3 Prill 2025, 19:41 Nga A.Ll
Masakrimi i Ilarias në Romë, del autopsia: Ka tre plagë të
Ilaria Sula

ITALI - Autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore të La Sapienza, me urdhër të Prokurorisë së Romës, ka zbuluar detaje të rëndësishme mbi vrasjen e Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22-vjeçare.

Sipas rezultatëve të para të ekzaminimit, ajo ka pësuar tre plagë të thella me thikë në qafë, dhe ka ndërruar jetë nga shoku hemorragjik që i shkaktoi këto plagë të rënda.

Autopsia, e cila u krye menjëherë pas krimit, ka ndihmuar për të hedhur dritë mbi mënyrën e vdekjes së vajzës, por nuk ka mundur të përcaktojë ende saktësisht datën dhe orën e vdekjes. Për këtë, do të nevojiten analiza të mëtejshme, të cilat pritet të dalin në javët në vijim.

Ilaria u vra nga ish-i dashuri i saj, i cili ka pranuar krimin dhe ndodhet aktualisht në arrest. Ky akt tragjik ka tronditur jo vetëm familjen dhe miqtë e Ilarisë, por edhe opinionin publik në Itali, duke nxitur reagime të forta mbi dhunën që shpesh shfaqet në marrëdhëniet personale.

Për momentin, hetimet janë në vazhdim, dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend për viktimën.

 

institutin e mjekësisë ligjore të la sapienza studentes shqiptare 22-vjeçare ilaria sula

Sondazh

Poll