Aktualitet

Me të shkuar kriminale, 35-vjeçari i marrë peng në Lezhë i vuri gjobë 25 mijë euro një biznesmeni në vitin 2017, e kërcënoi se do i vriste djalin

Gjoka u vendos në pranga së bashku me bashkëpunëtorin e tij me inicialet L.Ç. nga Shkodra. Në momentin e arrestimit ata po merrnin paratë nga personi që kishin kërcënuar në fshatin Malecaj të Lezhës.

3 Prill 2025, 16:46 Nga N.F
Me të shkuar kriminale, 35-vjeçari i marrë peng në
Pamje nga vendi i ngjajres

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me marrjen peng të 35-vjeçarit Dod Gjoka në autostradën Lezhë-Laç. Ai u lirua nga autorët ndërsa bëhet me dije se ai nuk është një emër i panjohur për organet e drejtësisë.

Gjoka në vitin 2017 u arrestua për vendosjen e një gjobe prej 25 mijë euro ndaj një biznesmeni, duke e kërcënuar se do t’i vriste djalin. Gjoka u vendos në pranga së bashku me bashkëpunëtorin e tij me inicialet L.Ç. nga Shkodra. Në momentin e arrestimit ata po merrnin paratë nga personi që kishin kërcënuar në fshatin Malecaj të Lezhës.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 25 mijë euro, dylbi, telefona celularë dhe automjeti që përdorej nga autorët. Hetimet zbuluan se biznesmeni kishte pasur konflikte të vjetra pronësore dhe dyshohet se persona të tjerë kishin urdhëruar të arrestuarit për të marrë borxhin e pretenduar. Një nga autorët kishte pasur më parë një dënim për tentativë vrasjeje.

dede gjoka

Sondazh

Poll