Pengmarrësit lirojnë Dod Gjokën, autorët në kërkim nga policia, ngrihen disa pika kontrolli
foto nga vendngjarja LEZHË- Dod Gjoka i cili u raportua se është marrë peng pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot ë...
Autorët të tre banues në fshatin Tresh, ndodhen në kërkim nga policia. Pika kontrolli janë ngritur në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.
LEZHË- Policia ka reaguar lidhur me pengmarrjen e sotme në aksin rrugor "Lezhë-Milot". Sipas informacioneve tre persona kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin Dod Gjoka, rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.
Rreth një orë pasi ngjarja u raportua në polici, autorët e kanë zbritur nga automjeti, 35-vjeçarin. Ky i fundit aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autorët të tre banues në fshatin Tresh, ndodhen në kërkim nga policia. Pika kontrolli janë ngritur në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në perimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.
Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
foto nga vendngjarja LEZHË- Dod Gjoka i cili u raportua se është marrë peng pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot ë...
Foto ilustruese TIRANË- Më datë 9 prill do të anullohen të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Greqisë. Shkak i anul...
foto ilustruese LEZHË- Një person është marrë peng ditën e sotme në aksin Lezhë-Milot. Ngjarja dyshohet se ka...
foto ilustruese KOSOVË- Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Federata e Futbollit e Serbisë (FFS) janë përplasur rreth pranis&...
foto ilustruese KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur tarifa të reja për disa nga partnerët e saj tregta...
Mevlan Shanaj TIRANË- Pas vdekjes se aktores së njohur shqiptare, Magarita Xhepa, ka reaguar regjisori i shquar Mevlan Shanaj. Në nj&eu...
Bujar Shega TIRANË- Personi që shikoni në fotën e mësipërme është e Bujar Shega, 52-vjeçarit që u ekstr...
Foto ilustruese TIRANA- SPAK ka reaguar për lajmin se ndaj këtij institucioni dhe ndaj vetë adresave të email-eve të prokuror...
Yllka Mujo TIRANË- Vdekja e aktores së njohur shqiptare, Margarita Xhepa, ka trishtuar të gjithë artistët vendas ditën e sotm...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka reaguar për lajmin se ndaj këtij institucioni dhe ndaj vetë adresave të ema...