Aktualitet

Aviacioni Civil: Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë, shkak grevat 24 orëshe të Shërbimit Civil grek

Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të marrë më shumë informacion.

3 Prill 2025, 15:47 Nga N.F
Aviacioni Civil: Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë, shkak
Foto ilustruese

TIRANË- Më datë 9 prill do të anullohen të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Greqisë. Shkak i anullimeve janë bërë grevat 24-orarëshe të shërbimit civil grek. 

“Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar”, njofton Aviacioni Civil.

Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të marrë më shumë informacion.

“ACAA këshillon të gjithë pasagjeret të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftim.

Aviacioni Civil: Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë, shkak

fluturime drejt greqise

Sondazh

Poll