"Anëtarësimi ynë, i domosdoshëm për t’u ndarë nga hija e historisë!" Rama: BE, një perimetër sigurie ku popujt mbeten të pa kërcënuar
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 n...
Ai shtoi se tashmë kemi kapacitete për të ndërmarrë hapa të mëdha që vende të ngjashme me ne nuk kanë pasur kurajo të marrin.
TIRANA- Kryetari i Komisionit të posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj ka mbajtur fjalën në takimin e nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”. Ai në cilësinë e kreu të komisionit të posaçëm parlamentar për Antikorrupsionin paraqiti gjetjet e punimeve të këtij komisioni.
Xhafaj tha se reformat e iniciuar muaj më parë synon të konsolidojë arritjet dhe të thellojë reformat shtetndërtuese, ndërsa tha se Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e BE vetëm duke plotësuar detyrat. Ai shtoi se tashmë kemi kapacitete për të ndërmarrë hapa të mëdha që vende të ngjashme me ne nuk kanë pasur kurajo të marrin.
“Muaj më parë në iniciuam një reformë që synon të konsolidojë arritjet në këto fusha. Të ofrojë zgjidhje për të ecur para në këtë udhë synojmë të mos qëndrojmë në vetëkënaqësinë e arritjeve të realizuara, por me kurajo të vetëreflektojmë të ecim para, për të përmbushur detyrat për integrimin, për të afruar shansin e madh të anëtarësimit, për të vazhduar ciklin e reformave, për të thelluar reformat shtet ndërtuese.
Ky është procesi i dytë reformave i përmasave të tilla, pas reformës në drejtësi, mbështetur në arritjet e saj. Proces i mbështetur në 4 parime, gjithëpërfshirja, transparenca, profesionalizimi dhe standardet ndërkombëtare. Procesi i miratimit të akteve është realizuar nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë. Kjo reformë, sikur vepruam me reformën në drejtësi, synon ta shndërrojë këtë mundësi në një reformë të të tre pushteteve, fokus në tre shtylla, mirëqeverisjen, antikorrupsioni dhe sundimin e ligjit.
Ky proces reformimi dëshmon se ne kemi vizonin dhe aftësinë të ecim vetë para. Duhet të jemi krenar që kemi aftësinë për të marrë reforma të tilla parlamentare si reforma në drejtësi dhe kjo reformë e thellë në këto tre fusha. Fati më ka qëlluar që të kryesoj të dy komisionet parlamentare. Nga kjo përvojë e krijuar them me bindje se tashmë kemi kapacitete për të ndërmarrë hapa të tilla që vende të ngjashme me ne nuk kanë pasur kurajo të marrin”, tha Xhafaj.
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 n...
Ina Zhupa DELVINË- Demokratja Ina Zhupa ka bërë një deklaratë nga Delvina nga ku tha se zyra elektorale e PS atje po shkel l...
Majlinda Dhuka TIRANA- Kryenegociatorja Majlinda Dhuka mori pjesë sot në një takim për dialogun social në Ballkanin Per&...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar dhe sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale në rubrik&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komenteve në rubrikën ‘Sy më sy’ nuk i kurse...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar dhe sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale në rubrik&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komenteve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" theksoi se ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komenteve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" tha se inte...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar dhe sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale në rubrik&eu...
Edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komenteve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" tha se n&e...