Politike

"Evropa është këtu!" Plani i Rritjes së BE-së/ Kryenegociatorja Dhuka: Do të sjellë mundësi për punonjësit dhe mundësi për atë që quhet zinxhiri i vlerës

Kryenegociatorja shtoi se ky plan ka krijuar një urë bashkëpunimi me partnerët dhe BE.

3 Prill 2025, 09:52 Nga M.B
"Evropa është këtu!" Plani i Rritjes së
Majlinda Dhuka

TIRANA- Kryenegociatorja Majlinda Dhuka mori pjesë sot në një takim për dialogun social në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së saj, Dhuka vlerësoi se Plani i Rritjes së BE për rajonin dhe tha se integrimin e dy tregjeve do të sjellin mundësi të shumta për punonjësit dhe bizneset.

Kryenegociatorja shtoi se ky plan ka krijuar një urë bashkëpunimi me partnerët dhe BE. Sipas saj, synohet rritja e fokusimit te grupet e interesit, dhe tha se po komunikojnë me evropianët për të rritur përfaqësimin e tyre.

“Ne po e bëjmë këtë me model partneriteti. Kjo është e qartë sepse plani i rritjes është partneritet i BE me Ballkanin Perëndimor dhe integrimi i këtyre tregjeve. Kjo do të sjellë mundësi për punonjësit, por edhe mundësi për atë që quhet zinxhiri i vlerës që do të thotë rritja e njohurive të bizneseve dhe punonjësve. Nga ana  tjetër ka disa programe të BE që po vihen në zbatim në vendet tona.

Falenderojmë BE për faktin që fusha si dialogu social, punësimi dhe veçanti rinia, i kanë përparësore dhe këtë e kanë treguar me programet BE për rininë. Ne kemi krijuar këtë urë me partnerët tanë sociale dhe nga BE me bashkëpunimin me komiteti ekonomiko-social të BE. Duam të gjejmë një model më të mirë edhe për grupet e interesit dhe përfaqësimin e tyre. Po shikojmë modelin e komitetit se si përbëhen këto komisione. Evropa është këtu”, tha Dhuka.

majlinda dhuka

Sondazh

Poll