Politike

"Vetëm një grup i vogël shërbimesh janë pa akses të plotë"/ Rama: “Me platformën “e-Albania”, shërbime nga kudo! 95 % i merr nga telefoni

Rama më tej nënvizoi se 620 milion eurove i janë kursyer shqiptarëve nga shërbimi online. Gjithashtu kryeministri iu përgjigj edhe komenteve lidhur me pensionet, duke u shprehur se synohet që deri në 2030 pensioni minimal të jetë 200 euro.

3 Prill 2025, 08:59 Nga E. D
"Vetëm një grup i vogël shërbimesh janë pa akses
Edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komenteve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" tha se nëpërmjet platformës “e-Albania” qytetarët shqiptarë kanë arritur që të marrin shërbimet të domosdoshme duke kursyer kohë. Rama më tej nënvizoi se 620 milion eurove i janë kursyer shqiptarëve nga shërbimi online. 

“Nuk ke pse të shkosh në institucionet e shtetit, kur ke platformën E-Albania. Vetëm një grup i vogël shërbimesh janë pa akses të plotë. Shqipëria në BE është alternativa më e qartë. Ka qenë një rrugë  e mundimshme, por me synimin për ta sjellë këtu, një hap larg. Kur të futemi në BE do të kemi shumë gjëra, një pasaportë që do të bëjë qytetar të barabartë me të gjithë qytetarët e BE në çdo drejtim.

Sot nuk mund të themi që administrata shqiptare është Somaleze. 95 % të shërbimeve i merr nga telefoni. 620 milion euro i janë kursyer shqiptarëve, nga shërbimi online. Sot i merr shërbimet nga kudo ku janë. Ka probleme patjetër, por nuk mund të krahasohet me atë që ishte," tha Rama.

Gjithashtu kryeministri iu përgjigj edhe komenteve lidhur me pensionet, duke u shprehur se synohet që deri në 2030 pensioni minimal të jetë 200 euro.

Pensione bazohen tek fondi i sigurimeve. Pra ne synojmë që deri në 2030 të mund të arrijmë te pensioni minimal 200 euro. Ndërsa ata që janë me sigurime të plotë të kenë një pension minimal 400 euro. Kjo është rruga. E kemi thënë që pensionistët po marrin bonuse domethënëse në raport me të shkuarën”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll