Politike

"Mos dëgjoni bufin...! Rama: Ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor

Rama u tha komentuesve që të braktisë kënetën, pasi kushdo që rri në kënetë “lajthit”. Sipas Ramës ata duhet të largohen nga këneta për të mirën e shëndetit mendor.

3 Prill 2025, 09:26 Nga E. D
"Mos dëgjoni bufin...! Rama: Ikni nga këneta për
 Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komenteve në rubrikën ‘Sy më sy’ nuk i kurseu ironitë ndaj Liderit të opozitës, Sali Berisha. Rama u tha komentuesve që të braktisë kënetën, pasi kushdo që rri në kënetë “lajthit”. Sipas Ramës ata duhet të largohen nga këneta për të mirën e shëndetit mendor.

"Mos dëgjoni bufin e kënetës. Largohuni nga këneta, ikni nga këneta, braktisni kënetën. Këtë di tju them unë. Nuk po ju them ikni nga këneta dhe hajdeni në PS. Nuk po ja u kërkon njëri këtë gjë, por ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor dhe për shëndetin e arsyes tuaj. Kush rri në kënet rrjedh lajthit. Letohet kur thotë populli i Tiranës," tha Rama.

 edi rama

Sondazh

Poll