Politike

"Janë përputhur dëshirat dhe qëllimet”/ Rama: Bashkimi Evropian është bekim për vendet si i ynë

Rama më tej theksoi se ka ndryshuar dhe metodologjia e BE, sa i takon zgjerimit të saj. Sipas tij, Shqipëria duhet ta shfrytëzojë me zgjuarsi këtë moment dhe të përfitojë sa më shumë.

3 Prill 2025, 09:08 Nga E. D
"Janë përputhur dëshirat dhe qëllimet”/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komenteve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" tha se integrimi i vendit në BE është një bekim për Shqipërinë. Ai theksoi se Shqipëria përfiton në shumë dimensione me futjen e saj në bllokun evropian. 

Rama më tej theksoi se ka ndryshuar dhe metodologjia e BE, sa i takon zgjerimit të saj. Sipas tij, Shqipëria duhet ta shfrytëzojë me zgjuarsi këtë moment dhe të përfitojë sa më shumë.

“BE është bekim për vendet si i ynë, që në momentin që hyn, janë vende përfituese. Kontribuuesit janë vendet e mëdha, si një familje, 1 miliard euro e kusur euro çdo vit janë shumë.

“Ka ndryshuar metodologjia. Ai dëgjon ti çfarë thonë përfaqësuesit më të lartë të BE. Janë përputhur dëshirat dhe qëllimet, janë përputhur yjet e fatit për herë të parë qysh nga 90”, u shpreh Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll