Bota

Haxhiu flet për negociatat me LDK-në: Gjërat ngecën te Presidenti, unë isha optimiste për marrëveshjen

16 Janar 2020, 08:48 Nga DOSJA
Haxhiu flet për negociatat me LDK-në: Gjërat ngecën te

KOSOVË– Albulena Haxhiu është kandidatja e propozuar për ministre nga partia Vetëvendosje në Kosovë, ka deklaruar ditën e sotme se negociatat për koalicionin LDK-VV kanë hasur problem tek çështja e Presidentit.

Teksa Haxhiu ka dhënë një intervistë për “Rubikon” ditën e djeshme, është shprehur se gjatë kësaj kohe ka dashur që marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së të arrihej sa më shpejt.

“Ju e dini që menjëherë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që nga 7 tetori ne kemi nisur angazhimin tonë për të arritur një marrëveshje me partnerin tonë, siç e kemi thënë edhe para zgjedhjeve me LDK-në. Unë kam qenë optimiste që marrëveshja do të përfundonte pasi ne të përfundonim punën me grupet punuese. Pas asaj kemi filluar negociatat për ndarjen e pushtetit, por gjanat kanë ngecur tek çështja e presidentit.”-  është shprehur Haxhiu.

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. Ditët e fundit Kurti ka zhvilluar takime të përditshme me Isa Mustafën, ndërsa zëdhënësit e tyre kanë deklaruar se negociatat po shkojnë mirë dhe se ka lëvizje nga të dyja palët.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu koalicionin ldk-vv kosove albulena haxhiu koalicionin ldk-vv kosove

Sondazh

Poll