Bota

“Abuzoja me 3 ose 4 fëmijë në javë”, shokon ish-prifti francez: Ata ishin dakord që këto gjëra të ndodhnin

16 Janar 2020, 07:21 Nga DOSJA
“Abuzoja me 3 ose 4 fëmijë në javë”, shokon

FRANCË– Ish-prifti francez Bernard Preina, 74-vjeç është akuzuar për abuzim seksual me të mitur gjatë viteve 1971-1991, dhe për të tashmë ka nisur një proces i ri në gjykatë.

Ndërkohë në korrikun e vitit që lamë pas, gjykata eklesiastike mori vendimin të aplikojë dënimin më të lartë, duke i hequr statusin e klerikut.

Në seancën gjyqsore për ish-priftin kanë qenë të pranishëm 15 palë civile, ku mes të cilëve 10 ishin viktima të abuzimeve të tij.

Vetë 74-vjeçari deklaroi në gjykatë se ai kishte abuzuar me katër deri në pesë fëmijë çdo javë, sidomos gjatë fundjavave.

Por teksa akuza të rënda rëndojnë  mbi, ish-prifti francez është shprehur se edhe fëmijët kanë qenë dakord me gjërat që ndodhnin.

Pra si rrallë  herë një prift i ka pranuar dhe nuk po i mohon më akuzat ndaj tij, dhe tashmë rrezikon rreth 10 vite burg.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bernard preina ish-prifti francez bernard preina ish-prifti francez

Sondazh

Poll