Bota

Nënkryetari i VV’së: Kujtim Shala i LDK-së më tha se s’keni zgjidhje, do të na jepni dy postet kryesore

16 Janar 2020, 06:13 Nga DOSJA
Nënkryetari i VV’së: Kujtim Shala i LDK-së më tha se

Kosovë- Nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, në emisionin Pressing të Televizionit 7, ka thënë se zyrtari i lartë i LDK’së, Kujtim Shala, i ka thënë atij se nuk do të kenë zgjidhje tjetër, pos t’ia japin LDK’së edhe postin e Kryeparlamentarit edhe të Presidentit.

Bislimi thotë se një deklarim të anëtarit të kryesisë së LDK’së ka qenë një nga arsyet që kanë shtyrë VV’në që të propozojë Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit më 26 dhjetor.

“Një deputet më ka thënë se nuk do të keni zgjedhje tjetër, pos të na jepni Kryeparlamentarin dhe Presidentin. E ka thënë Kujtim Shala. Do të thotë nuk është cfarëdo deputeti. Kjo na ka shtyrë të bëjmë propozimin e Glauk Konjufcës”, ka thënë Bislimi.

Ai tregon se Shala këtë nuk e ka thënë gjatë negociatave, megjithatë nënkryetari i VV’së thotë se në ditën e konsituimit nuk kishin opsion tjetër, pasi, sipas tij, nëse VV’ja do ta propozonte një anëtar të LDK’së, partia e Isa Mustafës nuk do ta votonte atë. “Ne s’kishim opsione tjera, sepse po nëse do ta propozonim dikë të LDK’së, LDK’ja nuk do ta votonte”, është shprehur ai.

Marrë nga Ekspress

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni besnik bislimi kujtim shala qeveria e re ne kosove besnik bislimi kujtim shala qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll