Bota

Hungaria kokretizon nismën. Privatizimi i klinikave “In Vitro” dhe trajtime falas për të shtuar popullatën

15 Janar 2020, 19:06 Nga DOSJA
Hungaria kokretizon nismën. Privatizimi i klinikave “In Vitro”

HUNGARI- Hungaria kërkon të nxisë numrin e lindjeve duke mundësuar trajtime fertiliteti falas, të ofruara nga shteti.Sipas një programi të ri, shteti ka blerë 6 klinika private të Fekondimit In Vitro (IVF). Klinikat do të mundësojnë barna infertiliteti dhe trajtime pa pagesë për shtetasit hungarezë.Në vazhdën e këtij projekti pritet që në vitin 2022 të lindin 4 mijë foshnje.Hungaria ka thënë se është duke shtuar mundësitë e qasjes së grave në shëndetësi – por shumë ekspertë e kritikojnë përqendrimin e një forme të tillë pushteti.

“Cilësia e shërbimeve të ofruara nga institucionet publike është zakonisht më e ulët se ajo e institucioneve private”, ka thënë Zsombor Kunetz, mjek në Budapest.  Prej disa kohësh, kryeministri Victor Orban këmbëngul për shtimin e popullatës së Hungarisë. “Plani i Veprimit për Mbrojtjen e Familjes” u prezantua në shkurt të 2019-s me qëllim për t’i ardhur në ndihmë një popullatë në rënie. Në të përfshihen ndihma financiare për çiftet që duan të kenë fëmijë, një kredi shtëpie, dhe përjashtim nga taksa e të ardhurave për gratë që kanë mbi 4 fëmijë.

Numri i popullsisë së Hungarisë ka rënë me më shumë se 100 mijë njerëz që nga 2010. Normat e fertilitetit janë nën mesataren prej 1.45 fëmijë për grua dhe më poshtë se kuato prej 2.1, për të cilën ekspertët bien dakord se është normalja.

Marrë nga: euronews.

R.G/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hungari nisma trajtime fertiliteti hungari nisma trajtime fertiliteti

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2020, 12:52

INDI– Në Indi ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku foshnja e porsalindur është sulmuar rëndë nga një qen endacak dhe ka humbur jetën.Mediat e huaja shkruajnë se p...