Bota

“Kosova dhe kombi ka njerëz që i dalin Zot”/ Haradinaj i përgjigjet padisë së Ramës: Plotësisht e pabazuar dhe një d

15 Janar 2020, 21:31 Nga DOSJA
“Kosova dhe kombi ka njerëz që i dalin Zot”/ Haradinaj i

KOSOVË- Pak Pas lajmit që qarkulloi në media se kryeministri Edi Rama ka depozituar një padi ndaj homologut të tij nga Kosova,Ramush Haradinaj, vjen reagimi i këtij të fundit.

Nëpërmjet një mesazhi në ‘Facebook’ Haradinaj shprehet se do të përgatisë një përgjigje në padi, se duke iu referuar ligjit. Sipas tij padia e kryeministrit Rama, i cili akuzon Haradinajn për shpifje, është plotësisht e pabazuar dhe se po tenton që t’i ikë përgjegjësive.

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shkruan Haradinaj në Facebook.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama rama padit haradinajn ramush haradinaj edi rama rama padit haradinajn ramush haradinaj

Sondazh

Poll