Politike

Selia e PD-së ngjyroset blu në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, Berisha: Me Paketën e Dhembshurisë nuk do të ofrojmë lëmoshë, por dinjitet!

Berisha thekson se PD me ardhjen në pushtet, do të nxjerrë mijëra familje nga harresa dhe indiferenca e keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

2 Prill 2025, 22:48 Nga N.F
Selia e PD-së ngjyroset blu në Ditën Ndërkombëtare
Selia e PD-se

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi ka njoftuar se selia e PD-së është ngjyrosur blu në solidarizim me Ditën Ndërkombëtare të Autizmit. Berisha thekson se PD me ardhjen në pushtet, do të nxjerrë mijëra familje nga harresa dhe indiferenca e keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se PD do t’u vijë në ndihmë me Paketën e Dhembshurisë dhe se nuk do të ofrojnë lëmoshë, por dinjitet!.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, PD solidarizohet me të gjitha familjet që përballen çdo ditë me vështirësitë e kësaj sfide.

PD zotohet se, me ardhjen në pushtet, do të nxjerrë mijëra familje nga harresa dhe indiferenca e keqqeverisjes së Ramës dhe do t’u vijë në ndihmë për ta përballuar me dinjitet, së bashku, luftën ndaj këtij fenomeni.

Me Paketën e Dhembshurisë, Partia Demokratike nuk ofron lëmoshë, por dinjitet! Në nder të kësaj dite dhe të përpjekjes së mijëra nënave, baballarëve e familjeve shqiptare, selia e PD është ngjyrosur sonte në blu.

berisha pd

Sondazh

Poll