Politike

Materialet hetimore të rrjedhura nga SPAK, gazetari: Janë shpërndarë ditën e gjyqit të Veliajt! Bëhet fjalë për një ish-ministër, një biznesmen dhe një zonjë

Gazetari tha se materialet i janë dërguar në 3 pdf të ndryshme me gjithsej 90 e ca faqe.

2 Prill 2025, 22:01 Nga r.ll
Materialet hetimore të rrjedhura nga SPAK, gazetari: Janë
spak

TIRANË- Gazetari Elvi Fundo ka folur në lidhje me skandalin e SPAK, ku janë hakeruar PC-të e prokurorëve. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Fundo gjatë fjalës së tij, u shpreh se materiale janë shpërndarë ditën e gjyqit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas tij bëhet fjalë për një ish-ministër, një biznesmen dhe një zonjë. Gazetari tha se materialet i janë dërguar në 3 pdf të ndryshme me gjithsej 90 e ca faqe. Ai nuk ka pranuar te japë shumë detaje për të zbuluar identitetin e personave pasi çështja është nën hetim dhe se personat që japin informacione ose i shpërndajnë ato mund të ndiqen penalisht.

Pjesë nga biseda:

Fundo: Ne kemi publikuar lajmin lidhur me arrestimin e dy personave. Në datë 12 mars, po në këtë mbrëmje ka ardhur dhe një urdhër nga prokurori Bledar Maksuti. Më mbërriti një dokument prej 76 faqesh dhe thotë koncetrat i x politikan, akutualisht deputet i parlamentit dhe kandidat dhe ish-ministër. Mesazhi ka ardhur në 10 të mëngjesit. Më pas vjen mesazhi i dytë dhe i tretë.

Fevziu: Këqyrja e një zonje pranë një biznesmeni dhe i treti është çështja e një biznesmeni

Fundo: Dokurmentet kanë ardhur ditën e gjyqit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Materialet e ardhura ishin dosje hetimore të SPAK. Një biznesmen, një politkan dhe një zonjë.

spak elvi fundo

Sondazh

Poll