Art&Argëtim

Një djalë beqar përballë 30 vajzave, zbulohet super emisioni me çifte i Luana Vjollcës

16 Janar 2020, 08:35 Nga DOSJA
Një djalë beqar përballë 30 vajzave, zbulohet super emisioni

TIRANË– Pak ditë më parë, Luana Vjollca deklaroi se do të rikthehet së shpejti në ekran, me një tjetër emision. Të gjithë menduan se do t’i zinte vendin Arbana Osmanit, duke prezantuar Big Brother Albania, por revista Anabel ka zbuluar programin e ri televiziz që do të moderojë Luana, dhe në qendër të gjithë programit është një lojë mes beqarësh.

30 vajza do të vihen përballë një djali simpatik, derisa njëra prej tyre në bazë të lojës fiton një takim me të.

“Sipas formatit origjinal, i cili u zhvillua nga Freemantle në 2009-n, një burrë i vetëm vihet përballë 30 grave konkurrente që qëndrojnë në një podium të ndriçuar. Loja ndahet në tre segmente. Duke gjykuar vetëm nga pamja e burrit dhe nga një rresht informacion për të, gratë duhet të vendosin në duan ta mbajnë ndezur dritën apo duan ta fikin. Nëse e fikin, pra shprehin mospëlqim, nuk mund ta ndezin më. Në fazën tjetër, tregohet një video e beqarit që flet për cilësitë, aftësitë dhe parimet e tij. Sërish, gratë zgjedhin ta mbajnë dritën ndezur apo ta fikin. Tregohet një video tjetër e një familjari a miku të beqarit që flet për të. Gratë vendosin sërish. Nëse në fund të këtij procesi kanë mbetur më shumë se katër drita ndezur, beqari fik një prej tyre. Më pas, tre grave të mbetyra u bën një pyetje. Fik dritën e njërës. Pastaj u bën një pyetje dy grave të mbetura dhe fik dritën e njërës duke mbetur kështu me një partnere. Nëse gjatë lojës fiken të gjitha dritat, beqari largohet pa një takim,”- shkruan revista Anabel.

Ky program do të jetë një version i një loje televizive që transmetohet gjerësisht në Australi “Taken Out”.

Po çfarë është “Taken out”? Fillimisht u bë e njuhur pasi u prezantua nga komediani Paddy McGuinness. Bazuar në shfaqjen australiane “Taken Out”, ajo filloi tramnsmetimin në ITV në mbretërinë e Bashkuar dhe më pas në Irlandë. Më pas ky emision është risjellë pothuajse çdo vit në vende të ndryshme të botës.

E gjithë ideja është që një mashkull duhet të përzgjedhë mes disa bukurosheve, dhe në fund të përfundojë me vetëm njërën prej tyre. Por ky emision, nuk është dhe aq i panjohur për ne. Vite më parë në Shqipëri ka qenë transmetuar emisioni, në formën e një seriale “The Bachelor”, ku shfaqej një burrë i pasur me një trëndafil të kuq, që në fund do t’ja dhuronte vetëm njërës prej vajzave, duke e zgjedhur kështu si partneren e tij. “Përputhen”është gjithashtu një format i ngjashëm, i risjellë në “E diell”, por me më pak protagonistë.


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz emision me beqarë luana vjollca moderatorja top channel emision me beqarë luana vjollca moderatorja top channel

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Janar 2020, 16:02

TIRANË– Loredana Zefi, ish-partnerja e reperit Mozzik i është përgjigjur këtij të fundit pasi një ditë më parë u shpreh se po përdorte të bijën Hanën, për ...