Art&Argëtim

E kujtojnë si idhull, fëmijët e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti flasin për herë të parë për mungesën e të atit

16 Janar 2020, 08:07 Nga DOSJA
E kujtojnë si idhull, fëmijët e ish-ministrit të ndjerë

TIRANË– Fëmijët e ish-ministrit të ndjerë  Dritan Priftit ishin të ftuar sonte në emisionin Vizioni i Pasdites me Evi Recin.

Davidi, Tedi dhe Livia janë ata të tre të cilët kanë spikatur gjithmonë në fushën e modelingut.

Ata kanë treguar për pasionet e tyre  por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin.

 I pyetur nga moderatorja Evi Reci nëse mendojnë se ish-ministri  i ndjerë  Dritan Prifti do ishte krenar për ta,  Davidi u përgjigj:

“Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin  , ne gjithmonë do ta përkujtojmë  në mënyrë  maksimale”.

Ndërsa djali i vogë Tedi  Prifti foli për kujtimet me  babain. Ai foli për kohën që kalonin bashkë dhe ndër të tjera u shpreh se :

“Gjithmonë, disa herë kur ikja në futboll i thoja hajde me mua se do bëjë një gol për ty dhe gjithmonë e bëja”, – u shpreh Tedi mes emocionesh.

 

Vajza e vetme e ish- ministrit Dritan Priftit,  Livia  emocionoi me  fjalën e saj teksa kujtonte të atin. 

“ Unë gjithmonë do kujtoj babin në çdo hap që do hedh”,- ka përfunduar ajo.

 Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim . Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojnë çdo moment të kaluar me babin e tyre.

Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe.  Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një shoë-man i së ardhmes duke e mbështetur shumë  në këtë  pasion .

Ndërsa për djalin e madh të familjes,  Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit  ish-ministri , Dritani donte që Joni të ndiqte hapat e  tij .

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fëmijët e dritan priftit ish ministri dritan prifti ish-ministri i ndjerë mungesa e babait fëmijët e dritan priftit ish ministri dritan prifti ish-ministri i ndjerë mungesa e babait

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Janar 2020, 16:02

TIRANË– Loredana Zefi, ish-partnerja e reperit Mozzik i është përgjigjur këtij të fundit pasi një ditë më parë u shpreh se po përdorte të bijën Hanën, për ...